Familjet që preken nga Unaza e Madhe do i ofrohen 3 vite qera

Tirana

Familjet që preken nga Unaza e Madhe do i ofrohen 3 vite qera

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 13:09
Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj

Familjat që nuk i kanë të legalizuara bizneset apo banesat që ndodhen në gjurmët e projektit të Unazës së Madhe do u garantohet 3 vite qera.

Ndërkohë që për pronat që i kanë subjetet me dokumente do kompensohen.

Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj tha se kjo qera ishte më e madhe se qeraja që familjet që u preken ne segmentin Fabrika e Miellit-Teg. 

Erjon Veliaj: "Për të gjithë njerëzit që janë të prekur nga ky projekt,bashkia e Tiranës, edhe pse nuk e implementon projektin, pasi është projekt i bashkisë, por që dhe po ta implentonte ajo do të ishte po aq i vendosur.  Të gjithë ata qytetarë do të kenë trajtim edhe më të mirë se po i njëjti segment nga Fabrika e miellit tek Tegu. Si bashki e Tiranës kemi ofruar 3 vite qera, për ata që nuk kanë asnjë letër, ta themi troç kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër në gjurmët e unazës. Prindërit e mi jetuan këtu por nuk zaptuan diçka, jetuan aty ku i caktoi sistemi, si 99%. Dihej që në kohën e Adil Çarçanit që aty kalon rruga."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat