Arrestohet shpërndarësi i dhunshëm i kokainës në clubet e Tiranës

Tirana

Arrestohet shpërndarësi i dhunshëm i kokainës në clubet e Tiranës

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 17:25
Arrestohet shpërndarësi i dhunshëm i kokainës në clubet e Tiranës

Një shpërndarës kokaine u arrestua nga Policia e Tiranës, i cili tregonte lëndën narkotike në doza, në lokalet e natës në kryeqytet.

183 gramë kokainë dhe tre thika u sekuestruan nga policia e Tiranës e cila vuri në pranga poseduesin e lëndës narkotike. Operacioni i koduar "Stok" u realizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Numër 2.

Policia kishte marrë informacion nga burime të ndryshme se 43-vjeçari Saimir Rexha, me banim në Tiranë, merrej me veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve, duke shitur Kokainë. Sipas policisë, shpërndarja bëhej në sasi të konsiderueshme (100-200 gramë) me porosi, e destinuar për t'u shitur në lokalet e natës në Tiranë.

Në bazë të këtyre informacioneve rreth orës 19.30, në rrugën “Marko Boçari",  është ndërhyrë dhe nga kontrolli i ushtruar në trup, 43-vjeçarit i është gjetur një qese me 183.2 gramë "Kokainë".

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe tre thika.

Policia thotë se materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndeve narkotike” , "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja  pa leje e armëve të ftohta“. Po ashtu ndaj tij rëndon edhe akuza e dhunës në familje, pasi bashkëshortja e tij ka bërë kallëzim për dhunë fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat