Banorët e Astirit, shashka e tymuese para bashkisë - Bota Sot
Banorët e Astirit, shashka e tymuese para bashkisë

Tirana

Banorët e Astirit, shashka e tymuese para bashkisë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 11:56
Protesta në Tiranë

Në ditën e 12 të protestës së tyre, banorët e “Unazës së Re” kanë dalë sërish para Bashkisë së Tiranës për të kundërshtuar prishjen e banesave që përfshihen nga projekti i qeverisë. Ata këmbëngulin të kërkojnë takim me kreun e bashkisë, Erion Veliajn, dhe kryeministrin Edi Rama.

Ashtu siç paralajmëruan ditën e djeshme, ata kanë marshuar nga Astiri drejt qendrës së Tiranës, ku kërkojnë të ballafaqohen me autoritetet më të larta.

Ata hodhën tymuese dhe u përplasën sërish me Policinë Bashkiake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...