"Kush është kompania pa asnjë punonjës do që të bëjë një pjesë të Unazës së Madhe"

Tirana

"Kush është kompania pa asnjë punonjës do që të bëjë një pjesë të Unazës së Madhe"

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:07
"Kush është kompania pa asnjë punonjës do që të bëjë një pjesë të Unazës së Madhe"

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka publikuar këtë të hënë një dokument që tregon detaje që hedhin hije dyshimi serioze mbi njërën nga kompanitë që ka fituar të drejtën për të kryer punime në njërën nga tre lotet e projektit të Unazës së Madhe.

Kompani ka si përfaqësues në Shqipëri një 26 vjeçar ndërsa rrënjët i ka në një parajsë fiskale tek një kompani pa asnjë punonjës.

Për më tepër lexoni postimin e Shehajt:

Rreth 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaware, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës. Arsyeja më bindëse për të shpjeguar se pse Edi Rama nuk tregon se kush janë pronarët e kësaj kompanie fasadë është se pas saj është… ai vetë.

Ky mund të jetë arti i ri i vjedhjes së Edi Ramës: i merr paratë direkt nga Buxheti i Shtetit dhe i transferon direkt në llogaritë e tij në parajsat fiskale. Zgjidhje e zgjuar: grabit “ligjërisht” dhe i transferon paratë në llogaritë personale jashtë shtetit po “ligjërisht”.

Nisur nga fakti se paratë do shkojnë në xhepin e tij, shpjegon se pse Rama është i aq dhunshëm me qytetarët dhe i gatshëm të përzejë nga shtëpitë, të burgosë dhe të persekutojë çdo njeri, nga fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat