E pabesueshme sa ka ndryshuar në pamje ish futbollisti i njohur i Kosovës që dridhte klubet ish jugosllave

Futboll

E pabesueshme sa ka ndryshuar në pamje ish futbollisti i njohur i Kosovës që dridhte klubet ish jugosllave

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:51
Fisnik Ademi dhe Xhevdet Kastrati me syze

Vitet e 70-ta dhe të 80-ta kanë qenë vitet e jashtëzakonshme të sportit të Kosovës, ku ka pasur edhe emra të mëdhenj të futbollit, që nuk harrohen kurrë, sidomos nga brezi i vjetër! Emër i madh i futbollit tonë ka qenë edhe Fisnik Ademi, prej mesfushorëve më të mirë që ka pasur Kosova dhe që kishte luajtur me sukses të madh në fanellën e Trepçës nga Mitrovica.

Në foto janë Fisnik Ademi me dashamirin me të madh të futbollit, Xhevdet Kastrati! Kastrati është me syze dhe është shumë krenar që u takua me emrin e madh të sportit. Ademi është prej shqiptarëve të rrallë që ka luajtur në finalen e Kupës së Marshall Titos siç njihet atëkohë, por me Trepçën ishin të pafat dhe kishin humb me 1:0 pas 120 minutave nga ekipi kroat Rijeka.

Ademi ka luajtur një vit me Trepçën në Ligën e parë ish jugosllave, në vitin 1977-78.

Image

Kur ishte i ri Fisnik Ademi

Ndryshimi është i madh i Fisnikut, pothuajse për 360 shkallë, ku shihet edhe në foto kur ishte i ri, pra ndër lojtarët me simpatikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat