‘Luftë’ lëndëve plasëse e piroteknike, procedohen dy shitës në Tiranë

Tirana

‘Luftë’ lëndëve plasëse e piroteknike, procedohen dy shitës në Tiranë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:36
Lëndët plasëse e piroteknike

Policia e shtetit u ka shpallur luftë lendëve plasëse e pirotkenike.

Policia e Tiranës la parashikura një plan masash për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse dhe piroteknike.

Dhe gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy subjekte (dyqane) dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Tiranës plan masash për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse dhe piroteknike.

Konstatohen dy subjekte (dyqane) që mbanin dhe tregëtonin lëndë piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Sekuestrohen produkte piroteknike.

Policia e Tiranës në zbatim të planit të masave për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse e piroteknike, ka ushtruar kontrolle në dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy subjekte (dyqane) dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve, shtetasve:

- Xh. Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën “Hamdi Pepo” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

- D. K., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën “Çamëria” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale produkte piroteknike.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat