"Urë e re mbi Lanë...dhe shembulli për Unazën e Re"

Tirana

"Urë e re mbi Lanë...dhe shembulli për Unazën e Re"

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 12:17
Urë e re mbi Lanë

Tiranës do t’i shtohet edhe një urë tjetër me investim të Bashkisë së Tiranës.

Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasqyron urën e re të ndërtuar në Tiranë pranë Pallatit me Shigjeta, duke u shprehur se prishja e objekteve pa leje nuk është një vendim i lehtë, por që është i duhuri për zhvillimin e qytetit.

"Jemi gati me urën e re në Lanë pranë Hiltongardeninn. Shpesh harrojmë se para Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës dhe këtu qe plot me ngrehina loto e lavazhe! Prishja nuk qe vendim i lehtë, por vendim i duhur!  100 metra më poshtë, në Unazën e Re, do rilindë po kështu ajo lagje”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat