'Unaza e Re'/ Nis protesta e banorëve në ditën e 32-të, bllokohet trafiku, kaos në lëvizjen e automjeteve

Tirana

'Unaza e Re'/ Nis protesta e banorëve në ditën e 32-të, bllokohet trafiku, kaos në lëvizjen e automjeteve

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 17:25
Protesta e banorëve të 'Unazës së Re'

Vijon në ditën e 32-të protesta e banorëve të "Unazës së Re" në kryeqytet. Protestës së banorëve sot i është ribashkuar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, krahas deputetëve të tjetër demokratë. Protesta ka sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja anët e rrugës duke paralizuar trafikun. 

Banorët e "Astirit" zhvillojnë sot protestën e radhës kundër prishjes së ndërtimeve në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe. Banorët pretendojnë se banesat e tyre janë në proces legalizimi dhe si rrjedhojë ata më parë kërkojnë shpronësimet.

]Por nga ana tjetër ALUIZNI ka përjashtuar nga procesi i legalizimit të gjitha ato objekte që janë ndërtuar pa leje mbi gjurmën e "Unazës së Madhe". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat