Skandali me Unazën e Re, ARRSH rihap garën për lotin e parë

Tirana

Skandali me Unazën e Re, ARRSH rihap garën për lotin e parë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 13:09
Unaza e Re

Me një njoftim të datës së sotme, 13 dhjetor, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar rishpalljen e procedurave garuese për lotin e parë të “Unazës së madhe” të Tiranës, që ka të bëjë me rehabilitimin e segmentit rrugor nga mbikalimi te “Pallati me shigjeta” deri te rreth-rrotullimi i “Shqiponjës”.

Procedura e prokurimit do të jetë e hapur për objektin e kontratë/marrëveshjes me një fond limit prej 2 miliard e 246 milionë lekë pa TVSH. Ndërkohë që fondi për vitin 2019 është 539.2 milionë lekë.

Afati kohor për ekzekutimin e kësaj kontrate është 24 muaj, ndërsa ofertat ose kërkesat për pjesëmarrje do të pranohen deri më 14 janar 2019, ora 11:00, për t’u hapur më pas.

Vendimi vjen pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve “DH Albania” & “Biba X”, për shkak të akuzave për falsifikim dokumentesh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat