Rrajca në “100 Fshatrat”, rritje fondeve për agroturizmin

Turizëm

Rrajca në “100 Fshatrat”, rritje fondeve për agroturizmin

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:51
Rrajca

“Fondet për agroturizmin do të vijnë duke u shtuar dhe ato nuk janë kredi, por fonde që vihen në dispozicion të kujtdo që ndërton një bujtinë apo agroturizëm”, – tha sot Edi Rama nga Rrajca, një ndër fshatrat e përfshirë në programin “100 fshatrat'”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama nga Rrajca, ndërsa vuri në dukje se përveç investimit për ujin që nuk është i lehtë, në kuadër të këtij programi do të investohet për shkollën, rrugën dhe do të nxiten investime në agroturizëm.

Rama vuri në dukje potencialin jashtëzakonisht të madh që ofron Rrajca për zhvillimin e agroturizmit, ku çdonjëri që ka një shtëpi ku mund të ofrojë mikpritje me fermën e vogël dhe nuk i ka mundësitë të përfshihet në eksport, duhet të shohë agroturizmin si rrugëdalje nga varfëria.

“Do të thotë të investosh në shtëpinë tënde dhe të rrisësh kapacitetet mikpritëse për të pritur njerëz që konsumojnë produktet e tua, shohin rreth e rrotull zonat tërheqëse të trashëgimisë natyrore e historike dhe kështu nuk shkon ti me çantë në krah të shesësh prodhimin në rrugë, por vjen tek ty paraja përmes turistit dhe vizitorit si vendas, edhe të huaj”, – tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje se “edhe ata që janë në emigracion, duke investuar për të ndërtuar një bujtinë apo një agroturizëm, mund të fitojnë në vit shumë më tepër se rroga e tyre në emigracion”.

Rama theksoi se “një pjesë e këtyre fondeve janë nga qeveria shqiptare përmes AZHBR-së dhe pjesa tjetër nga BE, përmes programit të mbështetjes të bujqësisë dhe zhvillimit rural”.

Thjesht, tha Rama, na duhen aplikime të besueshme dhe projekte bindëse për të marrë paratë. “Nuk janë kredi apo borxhe, por para që merren për të realizuar projekte agroturizmi në fshat”, – tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat