Ulja e TVSH-së në 6% për hotelet, histori suksesi

Turizëm

Ulja e TVSH-së në 6% për hotelet, histori suksesi

Më: 3 maj 2019 Në ora: 20:11
Ilustrim

“Ulja e TVSH-së në 6% për hotelet përfundimisht është konfirmuar si histori suksesi”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama nga Lezha.

Në një aktivitet të organizuar në Ishull Lezhë, Kryeministri Rama u ndal te masat lehtësuese që ka marrë Qeveria për nxitjen e ndërtimit të hoteleve me 5 yje.

Por në këto kushte, Rama tha se “nuk mund të tolerojmë informalitetin, sepse për zerimin e informalitetit u bë ulja në 6% e TVSH-së”.

“Sikundër jemi të vetëdijshëm që është humbur shumë kohë dhe ka qenë e pamundur të diskutohej Shqipëria me 5 yje, por sidoqoftë 5 yjet e para kanë filluar. Nuk është thjesht 1, por janë disa, që tashmë janë realitet në kontrata dhe transformimet po ndodhin, ndërsa ka edhe një sërë kërkesash që presin të trajtohen”, – tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat