Zona rekreative Fushë-Studën, ekspertët nga Austria vizitë studimore

Turizëm

Zona rekreative Fushë-Studën, ekspertët nga Austria vizitë studimore

Më: 10 maj 2019 Në ora: 22:30
Fushë-Studa

Vizita studimore e ekspertëve nga Austria në ditën e tretë të saj u zhvillua në zonën rekreative Fushë-Studën.

Grupi i ekspertëve nga Ministria Federale e Austrisë për Qëndrueshmërinë dhe Turizmin, Qendra Austriake e Kërkimit për Pyjet dhe nga dy zonat e mbrojtura në Austri “Kalkalpen National Park”, “Wilderness Area Dűrrenstein” të cilat janë pjesë e Trashëgimisë Botërore  po zhvillojnë një vizitë studimore në Shqipëri.

Fillimisht ekspertët u njohën me shtëpitë karakteristike të gurit të fshatit Llangë, më pas vazhduan për në Qendrën e Vizitorëve ku morën informacion rreth aktiviteteve kulturore e historike të zonës, shtigjeve, biodiversitetit etj.

Ata ndoqën shtegun rreth liqenit duke shijuar nga afër natyrën e mrekullueshme me një larmi ngjyrash që të ofron liqeni.

Fushë-Studa është një ndër atraksionet më të bukura të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ndodhet pothuajse në qendër të tij.

Simboli i Fushë Studën është liqeni i saj, i cili ndodhet përballë fshatit rrëzë pyllit të ahut, çka i jep atij një pamje tepër piktoreske, dhe tërheq mijëra turistë në vit të huaj dhe vendas.

Fushë Studën nga pozicioni gjeografik, pasuritë natyrorë, rekreative, traditat dhe kulturat,  mundëson një turizëm të veçantë. Turistët në këtë vend mund të shijojnë, peshkim në ujërat malore, ecje sportive, alpinizëm dhe shumë atraksione të tjera që ky vend ofron.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat