Njihuni me pamjet magjepsëse të Kotorrit dhe Ulqinit

Turizëm

Njihuni me pamjet magjepsëse të Kotorrit dhe Ulqinit

Më: 19 maj 2019 Në ora: 18:50

I njohur si vend historik, shquhet si një gur i çmuar arkitekturor e thesar i Malit të Zi. Me mure të trasha të gurit të cilat e rrethojnë qytetin, rrugët me kalldrëm, e malet me përbërje gëlqerore, është ky Kotorri, i cili u ofron turistëve një pamje mahnitëse...

Jo kot, ky rajon në vitin 1979 u fut edhe në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ndonëse ende në gjysmën e muajit maj, rrugët me kalldrëm të Kotorrit kanë filluar të mbushen me turistë nga e mbarë bota, duke i dhënë edhe më shumë bukuri këtij vendi....

Përveç shëtitjeve në këmbë, për të parë dhe shijuar këto bukuri piktoreske, të këtij vendi, do të mund të udhëtoni edhe me kroçiere, për çka veçohet edhe ky vend.....

Ndoshta, do të mund të keni menduar se ky udhëtim do t’iu kushtojë shumë, megjithatë ka ofertë për person edhe me 500 euro. Kroçierja lundron natën, ku të nesërmen, kur të hapni sytë do të gjeni vetën në një vend tjetër të bukur...

.... E tillë është edhe kroçierja Azamara...

Një anije me pesë yje në lëvizje e cila operon kryesisht gjatë periudhës së verës në Mesdhe, nga muaji maj deri në shtator, ndërkaq  gjatë sezonit dimëror, vazhdon udhëtimin në vende më të ngrohta.

Për të udhëtuar me këtë kroçiere ju duhet të jeni të pajisur me kartë identiteti, e po ashtu edhe me vizë për të lundruar në vendet ku mund të jetë destinacioni i anijes. Por, në mungesë të liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës privohen nga kjo e drejtë, për çka mbetet edhe shqetësim për koordinatorin e turizmit, Klodian Kazani.

Ai ka treguar se sa është kapaciteti i kësaj anije luksoze.

Kazazi: Kapaciteti është për 650 persona

“Aktualisht ndodhemi në korcierën Azamara, kapaciteti i së cilës është për 650 persona, por kjo konsiderohet, ani pse është një korciere e vogël, një korciere luksoze, për shërbimet që ofron. Korcierët janë të pafundta në numër, mund të arrij deri në 3500-4000 persona kapaciteti, kryesisht udhëtimet e saj zgjasin mesatarisht dhjetë ditore në Mesdhe, ka edhe më të shkurta, që janë diku pesë ditore, nga Italia ose Franca”, tregon Kazazi.

Kjo kroçiere ofron të gjitha kushtet, duke filluar nga dhomat luksoze, biblioteka, palestër, sauna, restaurante me meny të caktuara.

Kazazi: Përpiqen të shfrytëzojnë edhe mënyrën e gatimit të Malit të Zi

“ Në korciere siç mund të shikoni edhe vet ka facalitete të pafundme. Ka pishina të brendshme, sauna, fitnes, restaurante, me meny të caktuara dhe veçantia e kësaj korciere është që në çdo destinacion që barkon, atë ditë përdor menyn e zonës. Në rastin tonë, ndodhemi në Kotorr, në Mal të Zi dhe kryesisht këta përpiqen që të shfrytëzojnë mënyrën e gatimit të Malit të Zi, që të ofrojnë edhe turistëve një shije të plotë të vendit ku po vizitojnë”, tha ai.

Destinacionet kryesore të kësaj kroçiere janë: Evropa, Azia, Amerika e Jugut dhe Antarktida.

Anijet që mesatarisht kanë një maksimum prej 690 pasagjerësh janë të dizajnuara për t'u ofruar të gjithë klientëve një shërbim të shkëlqyer dhe rehati me një hotel luksoz.

Pasditet në këtë vend janë të këndshme, pothuajse çdo natë ka muzikë dhe evente të ndryshme, një larueshmëri , për t’iu përshtatur çdo grup-moshe që është mysafir në këtë kroçiere.

Kazazi: Pjesa më e madhe e udhëtuesve është nga pjesa e Amerikës

“Pjesa më e madhe e udhëtuesve që janë në këto kroçiere janë nga pjesa e Amerikës, pjesa e Australisë, të cilat për këto vende, që ne aktualisht ndodhemi, psh Kotorri, Mali i Zi, Dubrovniku, vendet që kjo barkon në këtë periudhë, janë vende pak a shumë të panjohura, është diçka ndryshe. Por, ka pothuajse nga gjithë bota. Aktualisht në këtë anije unë pash njerëz nga Australia, nga Kanada, nga Amerika, pothuajse nga të gjitha kontinentet.. Këtu ndodhemi me partnerin tonë Fibulën, i cili është partneri jonë kryesor, për ne është partneri jonë strategjik, sa i përket tregun kosovar  ”, tha ai.

Për këto kroçiere është krijuar përshtypja, që po i vizitojnë vetëm të moshuarit, megjithatë, ka shumë familjarë dhe të rinj, duke qenë se për fëmijët do të mund të paguani shumë pak, derisa keni gjithçka të përfshirë.

Kotorri është porta më e pëlqyer për shqiptarët, dhe jo vetëm. Liz është nga Britania e Madhe. Ajo mahnitet me bukuritë  e këtij vendi.

Liz: Nuk kemi qenë më herët këtu

“Jam nga Liverpool-i në Mbretërinë e Bashkuar.... Nuk kemi qenë më herët këtu (Kotor) kështu që menduam të shohim këtë vend... Është i bukur, ndryshe. Është mirë të shohim diçka ndryshe... 1:03 Nuk di shumë për Malin e Zi... 1:11 Nuk kemi qenë më parë këtu. Kjo është hera e parë që kemi ardhur. Nuk kemi qenë më herët në Dubrovnik apo zonat përreth, prandaj edhe kemi vendosur të vijmë”, thotë ajo.

Bill Flavel, nga Anglia, thotë se nuk ka qenë më parë në këtë vend, dhe se për të është vend shumë interesant.

Flavel: Nuk kam qenë asnjëherë në Kotorr

" Kemi ardhur në udhëtim me Azamarën sepse Azamara është një linjë shumë e mirë lundrimi dhe kemi lundruar goxha shumë me Azamarën, por dëshironim të vinim këtu sepse më parë nuk kemi qenë në bregdetin e Adriatikut. Është vend interesant për ne... Është hera e parë që kemi ardhur në Kotor, kemi qenë më parë në Dubrovnik, por jo më larg.  2:15 Ky vend është jashtëzakonisht i bukur. Liqeni, fjord nëpër të cilin kaluam me anije këtë mëngjes ishte i bukur. Moti tani është i këndshëm dhe është qytet shumë i bukur”, thotë ai.

Kjo anije lëvizëse, çdo pasdite e vazhdon rrugëtimin e saj për një destinacion tjetër. Për më shumë tregon Klodian Kazazi.

Kazazi: Sot do të qëndrojmë deri në orën 17:00

“Kjo kroçiere sot do të qëndroj deri në orën 05:00 pasdite këtu, dhe më pastaj destinacioni i saj është Korfuzi  në Greqi. Nga Korfuzi do të qëndroj një ditë atje dhe vazhdon për në Barcelonë. Pikënisjen e saj e ka pasur në Barcelonë, kaloi në Brcelonë, Itali, Francë, Dubrovcnik, Kotorr, do të bëjë një rreth të tillë dhe do të përfundoj prapë në pikën e saj të nisjes”, thotë Kazazi.

Këto bukuri të Kotorrit,  mund të shijohen përmes ofertave të agjencionit turistik “Fibula”.

Ulqini, perlë e trojeve shqiptare

Një perlë e vërtetë e trojeve shqiptare është edhe Ulqini i bukur i Malit të Zi. Një qytet i lashtë me histori, pamje magjepsëse, plazhe të bukura, e i banuar me shumicë shqiptare.

Të mahnitur nga bukuritë e këtij qyteti, shumë artistë kanë gjetur edhe inspirimin për vepra artistike, e shumë herë edhe i është kënduar këtij vendi...

“Te kalaja e Ulqinit”....

Bukurinë që natyra ia ka dhënë Ulqinit, përpos detit, ia shton edhe kalaja e vjetër mbi dy mijë e 500 vjeçare. E kalitur kështu mbi shkëmb, nga ku si në pëllëmbë të dorës, do të mund të keni të gjithë vendin magjepsës.

E, derisa jeni duke ecur rrugëve të Kalasë, shikimi do të mund t’iu ndalet tek ndonjë unazë e bukur, veshje popullore malazeze ose shqiptare, bluza, kapela ose veshje të tjera....

Për të përshkruar historinë dhe bukurinë e kësaj kalaje, aty do të mund të gjeni edhe profesor Ismet Karamanagan, i cili rrëfen për historinë e këtij vendi piktoresk.

Karamanagan: Ne jemi shumë krenar në këtë qytet

“Ne jemi shumë krenar në këtë qytet, ne nuk kemi lejuar, neve na i kanë mbyllur portat e shifni me tërmetin e vitit 79, pasi jemi të gjithë shqiptarë, ne kemi shkuar deri në presidencë dhe kemi thënë “ Ne nuk lejojmë të na mbyllen dyert”, i kanë mbyllur dyert dhe na kanë thënë nuk keni ujë”, tha ai.

E, për pushuesit e këtij sezoni, Ulqini ka shumë hotele, me kushte të jashtëzakonshme, dhe oferta shumë të mira të agjencisë “Fibula”.

I ndërtuar dy vite më parë, Holiday Village Montenegro ofron kushte të jashtëzakonshme. Me dhoma të mëdha, restaurante të cilat i përmbushin të gjitha kriteret, hapësira gjelbëruese, hapësira argëtuese për fëmijë, e basene.

Valdet Gjinaj nga ky hotel, tregon për ofertat që kanë për këtë sezonë verore.

Gjinaj: Kapaciteti i dhomave është 353 dhoma

“ Kapaciteti i dhomave është 353 dhoma apo suita, përveç dhomave dyshe që janë standarde prej 22 m2, kemi edhe dhoma familjare që për mysafirët e rajonit janë më të leverdishme, për një pushim shumë të këndshëm. Dhoma familjare është prej 38 m2 deri në 42 m2. Specifikë e këtyre dhomave është... prej specifikave të dhomave që janë të veçuese dhe të dalluara, kemi dhoma që janë edhe me bazena të vet, mirëpo në qoftë se ato dhoma nuk munden për një arsyje ose tjetër me u bukirat,  në resort munden me u gjet gjashtë basene, 350 m dhe 400 m plazh, i cili është i përfshirë krejt në atë paketë që mysafiri e rezervon”, tha Gjinaj.

Holiday Village Montenegro ka në dispozicion katër objekte për akomodimin e turistëve. Gjinaj tregon se nga cili vend kanë numrin më të madh të vizitorëve.

Gjinaj: Hoteli ynë është produkt i “To United Kingdom”

Holiday Village është një produkt, i cili është i specifikuar prej To United Kingdom, kjo është arsyeja që ne mysafirët kryesorë i kemi nga prej Anglisë, Uellsit, prej Mbretërisë së Bashkuar. Po besoj që edhe mysafirët prej rajonit nuk është se kanë pasur shumë informatë të detajuar në lidhje me Holiday Village Montenegro”, tha Gjinaj.

Pesëqind metra larg Kalajës së Ulqinit,  ndodhet edhe Hotel “Eneida”, ku mund të gjeni dhoma të rehatshme, e me pishina private.

Eneida Resulbegoviq, nga e cila mban edhe emrin ky hotel, ka treguar për kushtet që u ofrojnë vizitorëve.

Resulbegoviq: Kemi 24 apartmente

“ Jemi kompleks i cili kemi 24 apartamente, janë apartamente kryesisht familjare, por ka edhe apartamente për çifte. Apartamentet janë me shërbimet e mëngjesit, kemi plazhin tonë privat e po ashtu edhe pishinën tonë, me çka turistët tanë mund të zbaviten dhe të kenë argëtim gjatë ditës brenda kompleksit tonë çfarë ofrojmë”, thotë Resulbegoviq.

Në fillim  me shumë pak apartamente e madje edhe të vogla, Hotel Eneida tash e sa vjet, ka hapur derën për të gjithë ata vizitorë që dëshirojnë t’i kalojnë pushimet në këtë vend, ku nuk janë të paktë edhe turistët e huaj.

Turistët që vijnë të shohin bukuritë piktoreske të  Ulqinit, Hotel “Eneida” do të ofrojë mundësi edhe ekskursioni që të udhëtojnë me anije deri tek Plazhi i Madh, e po ashtu edhe në Shkodër.

Partner i Hotel “Eneida”, është “Salina”, hotel me katër yje. Për më shumë tregon Asllan Llunji.

Llunji: Është hotel me katër yje

 “Është një hotel me katër yje, është një butik hotel, hotel i vogël me 14 njësi, akomodimi i cili varion nga dy deri në pesë persona dhe pak a shumë është i fokusuar tek mysafirët të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në Ulqin, por në afate më të shkurtra”, thotë Llunji.

Llunji tregon për KosovaPress se shumica e mysafirëve janë nga Shqipëria e Kosova.

Llunji: Shumica e mysafirëve janë nga Kosova e Shqipëria

“Shumica e mysafirëve janë nga Shqipëria, Kosova, gjegjësisht më shumë ata që jetojnë në diasporë. Vitin e kaluar kemi pasur, për shkak të May Festit, një interesim të jashtëzakonshëm për akomodim, gjegjësisht nga mysafirët nga Kosova. Dhe ata që dëshirojnë një akomodim më luksoz dhe një akomodim më komform e zgjedhin hotelin tonë”, thotë ai.

E, për pushuesit e këtij sezoni, këto hotele, me kushte të jashtëzakonshme, do të mund t’i gjeni përmes ofertave të “Fibules”.

Diellza Shala, agjente nga Agjencia Turistike Fibula ka treguar për ofertat që kanë gjatë këtij sezoni veror.

Shala:  Këtë vit kemi ofertën edhe për Egjipt

“ Këtu pamë edhe dhomat, dhomat e ndryshme që janë shumë komode sidomos për familje, por edhe për shoqëri. Dhomat janë shumë të volitshme, gjendet nga pjesa e plazhit të vogël. Hoteli për nga ushqimi është shumë i mrekullueshëm. “Fibula zakonisht ofron oferta shumë të ndryshme duke filluar prej Ulqinit, Durrësit, për Antalya kemi oferta të shumta. Por, këtë vit kemi ardhur edhe me ofertën e re për Egjipt, pra oferta të ndryshme, të cilat mund t’i shihni edhe në uebsajtin tonë. Edhe gjatë verës kemi me iu informuar rreth këtyre ofertave që i kemi marrë”, tha Shala..... Këto pamje magjepsëse  të natyrës, nuk është asnjëherë vonë  për t’i zbuluar, e sidomos kur ato janë shumë pranë jush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat