“Rana e Hedhun” nikoqire e festivalit UNUM

Turizëm

“Rana e Hedhun” nikoqire e festivalit UNUM

Më: 22 maj 2019 Në ora: 16:40
Cermonia

Festivali më i madh ndërkombëtar "UNUM" do të mbahet për herë të parë në Shqipëri, pasi plazhi i bukur i Shëngjinit do të jetë hapësira ku do të organizohen aktivitetet e shumta të këtij festivali.

 Festivali do të zgjasë 4 ditë, dhe do të vendoset tek "Rana e Hedhun” në Shëngjin, i përcjellë me muzikë gjatë tërë kohës, nën shoqërinë e mbi 75 DJ. 

Kështu bënë të ditur në një konferencë për media përfaqësues të festivalit e ku morën pjesë edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë Blendi Klosi dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. 

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, tha se Shqipëria dhe Kosova e kanë së bashku bregdetin e bukur shqiptar.  "Do të jetë një gjë fantastike futja e Shqipërisë në festivale rinore ndërkombëtare. Sot me ministrin Shala kemi pasur një ditë mjaft intensive për përgatitjen e një pakoje të përbashkët turistike matanë bjeshkëve. Besojmë se do të jetë një javë e bukur plazhi dhe do të jetë një nismë shumë e mirë për të nisur me sukses turizmin për vitin 2019", tha Klosi.

E ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se është shumë e mirëseardhur që një organizim i tillë të bëhet edhe në Kosovë, gjatë kohës kur mund të promovohen pikat turistike. 

Drejtoresha e festivalit, Viviene Pitarka, tha se bashkëpunimi i të rinjve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, është dëshmia më e mirë e bashkimit të dy vendeve.  Ajo bëri të ditur se puna ka filluar kaherë dhe tashmë janë duke u bërë përgatitjet e fundit për festivalin. Rëra, mali, pisha dhe deti janë konceptet që sipas saj, e definojnë festivalin.  "Festivali do të zhvillohet tek 'Rana e Hedhun’  në Shëngjin, dhe ka për qëllim të bashkoj të gjithë të rinjtë. Ajo që synojmë është që të krijojmë hapësirë për Shqipërinë në hartën e festivale", tha Pitarka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat