Bukuritë e rralla të faunës së Kosovës prezantohen në një ekspozitë në Tiranë

Turizëm

Bukuritë e rralla të faunës së Kosovës prezantohen në një ekspozitë në Tiranë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 09:56
Ilustrim

Bukuritë e rralla të faunës së Kosovës u prezantuan mbrëmjen e djeshme në ekspozitën e Wildlife Albanian Photographers, të çelur në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë.

Kjo ekspozitë në 30 fotografitë e paraqitura prezanton bukuritë e rralla të faunës së Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare të realizuara nga fotografë shqiptarë. Po ashtu këto fotografi kanë për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e faunës në trevat shqiptare përmes fotografisë.

Ekspozita e parë e llojit të tillë në Tiranë e organizuar nga Ambasada, Ministria e Kulturës dhe Wildlife Albanian photographers ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e faunës në trojet Shqiptare.

Në këtë ekspozitë u paraqitën specie që janë të rrezikuara disa prej tyre për zhdukje dhe ka nga ato foto që janë shkrepur për herë të parë në Kosovë.

Pjesë e ekspozitës ishin fotografitë e realizuara nga fotografët Arian Mavriqi, Granit Hyseni,  Jetmir Troshani, Besnik Hyseni, Aurora Piroviç, Qendrim Saqipi, Lulzim Demaj, Sefer Aliqkaj, Vangjel Jorgo, Edmond Kaceli, Lutfi Muharremi, Meriton Dajakaj, Eno Gaqe, Lufti Ibrahimi, Fatos Lajçi, Ridvan Sokoli, Blerdi Malushi, Ramadan Abdiu, Preurat Kastrati, Besnik Hallaqi.

Ekspozita të ngjashme do të vazhdojnë të organizohen nga Ambasadat e Kosovës nëpër botë, ekspozita e radhës do të jetë në Londër në shtator të këtij viti./atsh/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat