Shifrat zyrtare/ Rekord turistësh nga Kosova, mbi 200 mijë vetëm në një muaj - Bota Sot
Shifrat zyrtare/ Rekord turistësh nga Kosova, mbi 200 mijë vetëm në një muaj

Turizëm

Shifrat zyrtare/ Rekord turistësh nga Kosova, mbi 200 mijë vetëm në një muaj

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 22:36
Ilustrim

Shqipëria shpesh thuhet po kthehet në një destinacion që tërheq turistë nga e gjithë bota.

Por turistët nga Kosova edhe përgjatë këtij viti vijojnë të jenë pushuesit besnikë të bregdetit shqiptar. Edhe këtë sezon turistik, ata zgjodhën bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tyre verore.

Veçanërisht fundjavat shënojnë edhe fluksin më të madh të qytetarëve nga Kosova të cilët i drejtohen jo vetëm bregdetit shqiptar, por edhe destinacioneve të tjera turistike që vendi ynë ofron.

Shifrat e publikuara sot nga INSTAT konfirmojnë faktin se taksa e Rrugës së Kombit nuk ka ndikuar në uljen e numrit të pushuesve nga Kosova, përkundrazi gjatë këtij muaji ato kanë shënuar rritje më të lartë krahasuar me një vit më parë.

Numri i turistëve nga Kosova që zgjodhën këtë qershor për të kaluar pushimet në Shqipëri, sipas INSTAT ka një rritje me 55% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në total kanë hyrë mbi 213 mijë shtetas nga Kosova.

Ndërsa gjatë gjashtë mujorit të parë të 2019, janar-qershor në Shqipëri kanë hyrë 608,649 shtetas nga Kosova. Pra kjo tregon një rritje me 6,4% më shumë shtetas nga Kosova krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018. Kësisoj turizmi me pak fjalë mbahet falë vëllezërve kosovarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...