12 pushues kanë humbur jetën këtë verë në bregdetin shqiptare

Turizëm

12 pushues kanë humbur jetën këtë verë në bregdetin shqiptare

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 10:00
12 pushues kanë humbur jetën këtë verë në bregdetin shqiptare

12 turistë kanë humbur jetën në bregdetin shqiptar këtë vit.   

Viktima e fundit është një i moshuar, që u gjet i mbytur paraditen e së hënës, në Shëngjin.

Ai ka mundur ta marrë ndihmën e parë vetë pas mbërritjes së ambulancës dhe jo nga vrojtuesit e plazhit.

I moshuari është viktima e katërt në këtë plazh.

Mungesa e vrojtuesve shihet si shkaku kryesor i këtyre fataliteteve.

Sipas Federatës së Vrojtuesve, në vend rezultojnë 500 vrojtues plazhi, për 2400 biznese që operojnë në stacionet e plazhit.

Ashtu si një vit më parë, ndonëse në bregdet janë ngritur kullat e vrojtuesve, në pjesën më të madhe të tyre ato kanë qenë bosh.

Edhe pse ministria e Turizmit paralajmëroi masa të ashpra ndaj subjekteve që nuk përmbushnin detyrimet për stacionet e plazhit, askush nuk garantoi shpëtimin e jetës së pushuesve, në rast mbytje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat