Shqipëria - vendi i zanave

Turizëm

Shqipëria - vendi i zanave

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 08:13
Pamje nga videoja

Pas videos Travel Albania, Gëzim Mavriq sjell një video të ri nga New York-u me bukuritë e pashkelura natyrore të Shqipërisë.

Një vend që me bukurit e saj natyrore dhe më pasuritë e shumta kulturore të le mbrese çdo here që e viziton. Sa më shumë që ky vend vizitohet aq më shumë bukuri të fshehura zbulohen. Nën titullin “Albania - The Tale of the Eagle” do të keni mundësi që për herë të parë të shihni vendet më të bukura për “arratisje” në Shqipëri. Në këtë video zbulohen disa nga karakteristikat më të veçanta e Shqipërisë Juglindore, duke filluar nga vija bregdetare e Detit Adriatik dhe Detit Jon, gjithashtu në veri duke vazhduar me interioret malore mbresëlënëse.

“Nuk kam qenë kurrë në vendin e zanave, shtojzovalleve, oreve të malit apo kuçedrave.  Gjithësesi, shkrimtarët e medhenj të viteve 30-ta  Fishta, Koliqi e Migjeni, zbuluan sekretin e këtij vendi. Sekretin e maleve të fshehta dhe detit magjik. Ato zbuluan ndjesinë se si është të jesh turist në vendin tënd.” shprehet Gëzim Mavriq.

Si çdo herë, Gëzim Mavriq arrin të sjell në pah bukuritë e papara të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat