Klosi jep disa argumente se si ta shpëtojnë turizmin shqiptar

Turizëm

Klosi jep disa argumente se si ta shpëtojnë turizmin shqiptar

Më: 15 prill 2020 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një interviste televizive renditi disa arsye, që sipas tij, do të mundësojnë shpëtimin e turizmit shqiptar këtë sezon veror të pazakontë për shkak të COVID-19.

“Ne kemi mundësi që 2020 ta shpëtojë turizmin shqiptar për disa arsye. Ne kemi akoma 80 për qind të turistëve që vijnë në rrugë tokësore. Kemi një avantazh me vendet e rajonit sa i përket hotelerisë, pasi kemi hotele të vogla, familjare. Greqia po mendon të mos i hapë fare strukturat e mëdha hoteliere që janë të vështira për t’u menaxhuar. Me hotelet e vogla kemi më shumë mundësi menaxhimi. Shqipëria është marrë si një rast pozitiv në trajtimin e situatës me COVID”, u shpreh Klosi.

Gjithashtu Klosi tha se nëse do hapen plazhet, do kemi distancim social dhe masa të shtuar për qytetarët.

“Ne kemi bërë gati së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë një material rregullash nëse plazhi do hapet. Problematikat e higjienës, distancës së çadrave, në hotele etj. Kemi marrë modelet që ka realizuar Italia, Kroacia dhe Turqia. Do kërkohet të paktën distancë tre metra në horizontal. Baret dhe restorantet të mos kenë aktivitete masive, reduktim në maksimum i festave”, tha Klosi. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat