Analisti i Kosovës: Mos e kaloni vikendin në Shqipëri

Turizëm

Analisti i Kosovës: Mos e kaloni vikendin në Shqipëri

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 18:42
Shqipëri

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Ilir Ibrahimi ka deklaruar se qytetarët nga Kosova që po e kalojnë vikendin në Shqipëri gjatë kohës së koronavirusit, më mirë do të ishte të qëndronin në Kosovë.

Kjo sipas Ibrahimit, do të ndihmonte shumë ekonominë e vendit nëse paratë do të shpenzoheshin këtu.

“Nëse 100 mijë qytetarë do ti kishin shpenzuar ato para në Kosovë e jo në Shqipëri, biznesi do të ishte mirënjohës, sidomos sot kur çdo cent është i rëndësishëm”, ka shkruar ai.

Ibrahimi tutje ka deklaruar se masat kundër covid-19 nuk kanë kurfarë vlere, duke ditur se në Shqipëri këto masaj janë gati inekzistente.

“Nëse 100 mijë qytetarë të Kosovës e kanë kaluar fundjaven në Shqipëri ku masat janë pothuajse inekzistente, çfarë logjike kanë masat në Kosovë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat