Kurtishaj: Promovimi mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit

Turizëm

Kurtishaj: Promovimi mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 20:05
Ruzhdi Kurtishaj

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Kuvendit në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se ndihet krenar që bashkë me mediet po promovojnë vendet turistike në Shqipëri, promovimin e detit përkatësisht rivierës shqiptare, me qëllimin e vetëm të promovohet iniciativa që është nxjerrë nga Ministria e Turizmit e Shqipërisë dhe nga të gjitha bashkitë dhe hotelet, dhe nga ne agjencitë e Kosovës që të përkrahim slloganin `Pusho shqip`. 

"Kjo është diçka e bukur për të gjithë ne se, përpjekjet janë të mëdha me të vetmin qëllim që qytetarët e Kosovës, e Prishtinës dhe qyteteve tjera të kenë mundësi dhe të vijnë në këto vende ku shihen investime marramendëse dhe shihen shërbime shumë cilësore ku edhe për shkak të pandemisë kemi një higjienë, një pastërti perfekte dhe ku të gjitha masat që ka nxjerrë OBSH-ja dhe Ministria e Shëndetësisë zbatohen qoftë në shërbime, gjatë shërbimeve të kamarierëve, qoftë në distancën sociale sepse shërbimet po ofrohen në ambiente të hapura." tha Kurtishaj.

Këtë vit në Durrës ka rënë nurmri i vizitorëve por Kurtishaj shpreson që ky numër të rritet sepse sipas tij sepse destinacioni i vetëm për qytetarët e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet  Shqipëria, edhe për shkak të çmimeve të favorshme

"Numri i pushuesve për këtë vit është më i vogël por kjo nuk do të thot që nuk janë shërbimet e mira, sepse ishim dëshmitar për pastërtinë, higjienën dhe distancën sociale andaj shpresoj që ky numër do të rritet sepse destinacioni i vetëm për qytetarët e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet  Shqipëria, edhe për shkak të çmimeve të favorshme", tha ai.

Kurtishaj poshtu tha se ka ulje të cmimeve nëse ato krahasohen me vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat