'Pusho Shqip', gazetarët shijojnë bukuritë e bregdetit shqiptar me Sharr Travel

Turizëm

'Pusho Shqip', gazetarët shijojnë bukuritë e bregdetit shqiptar me Sharr Travel

Nga: G.B Më: 21 korrik 2020 Në ora: 20:02
Jala

Diell, det, ushqim të freskët, hotele nga më të ndryshmet dhe mikpritje vëllazërore nga shqiptarët në Shqipëri mund t’i shijoni pafund këtë verë.

E bashkë me këto bukuritë e Shqipërisë, të bregdetit i shijuan rreth 30 gazetarë nga Kosova, udhëtim të cilin ua mundësoi kompania turistike “Sharr Travel”, me pronar Ruzhdi Kurtishaj, i cili është dhe kryetar i Kuvendit në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK).

Ai tha se ndihet krenar që bashkë me mediet po promovojnë vendet turistike në Shqipëri, promovimin e detit përkatësisht rivierës shqiptare, me qëllimin e vetëm të promovohet iniciativa që është nxjerrë nga Ministria e Turizmit e Shqipërisë dhe nga të gjitha bashkitë dhe hotelet, dhe nga agjencitë e Kosovës që të përkrahim sloganin `Pusho shqip`.

Gazetarët fillimisht vizituan qytetin e Durrësit, ku u akomoduan në hotelin “Bonita”, ku ishte një mikpritje e jashtëzakonshme nga pronari i kompleksit, Astrit Ismajli dhe gjithë stafi.

Darka ishte e rezervuar në hotelin “Grand Blue Fafa Resort & SPA”, me një ambient tejet të këndshëm, me ushqime të shijshme e muzikë për të pranishmit.

Duke lënë pas Durrësin e bukur me ftesën për ta vizituar sërish, udhëtimi vazhdoi për në Vlorën e bukur, teksa atje në hotelin “Regina Blu” na priste kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Image

Ai falënderoi kryetarin e Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, teksa apeloi te qytetarët qe të zgjedhin Vlorën për pushime e cila njihet për veçantitë e saj.

“Vlora në shumë kohë në shumë vite dhe shumë dashuri dhe përkujdesje janë bërë streha e akomodimit të shume qytetarëve nga Kosova që zgjedhin Vlorën për pushime”.

Ai tha se si gjithmonë gazetarët kanë transmetuar lajme pozitive nga Vlora.

Ai foli edhe për muzeun i cili mbetet i admirueshëm për shumë vizitorë.

“Pak para se të vija kisha në takim me drejtorin e muzeut të pavarësisë që ka bërë disa rregullime. Pavarësisht që jemi të mbyllur në ambient të hapur numri i vizitorëve në muze është i admirueshëm dhe për këtë qytetarët nga Kosova janë pjesa më e rëndësishme e tij”, tha Leli.

E Ruzhdi Kurtishaj falënderoi për pritjen ne Vlorë dhe bashkëpunimin mes tyre që të jenë mediet, për të cilat tha se janë zëri më i madh për çdo shqiptar për të kaluar pushimet në Vorën e trashëgimisë kulturore.

Ai tha se krejt këtij bashkëpunimi i shtohet ky Hoteli “Regjina Blu”.

Image
Image

Një destinacion tjetër pas Vlorës ishte Jala e bukur, ku atje kishin përzgjedhur dhe produkte nga Kosova në drekën e shtruar për gazetarët, e më pas i gjithë argëtimi ishte në plazh, ku të gjithë mund të kalonin kohë të lirë.

Pas Jalës së mahnitshme, në radhë ishte një tjetër aventurë.

Qyteti i Sarandës ishte bërë gati për të na mirëpritur. Pamjet e qytetit plot gjallëri të bënin për vete që në hyrje të tij.

Akomodimi në Sarandë u bë në hotelin “Mediterrane”, ku pritja ishte e jashtëzakonshme.

Të shtunën kryetari i Bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, kishte organizuar një konferencë për gazetarë, përmes së cilës ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës që të shkojnë të pushojnë atje.

Gurma, i ndau mirënjohje Ruzhdi Kurtishajt, pronar i agjensionit turistik "Sharr Travel", për kontributin e dhënë për promovimin e turizmit shqiptar në këtë pjesë të Shqipërisë.

Image

Kryetari Gruma me këtë rast ka thënë se ndihet i privelegjegjuar që ka një bashkëpunëtor si Kurtishaj dhe e ka çmuar kontributin e tij në turizmin shqiptar.

“Kurtishaj ka kontribuar jashtëzakonisht në fushën e turizmit dhe bashkimin e afrimin e të dyja shteteve. Është nder i veçantë që sot t’i ndaj këtë mirënjohje në emër të gjithë qytetarëve të Sarandës”, ka thënë Guma.

Kurse, Kurtishaj ka deklaruar se kjo mirënjohje ua dedikon të gjithë pushuesve nga Kosova që vizitojnë Sarandën.

E tjetër e veçantë e këtij udhëtimi, ishte dhe shëtitje në Gjirin e Sarandës me anijen “Onhezmi 1”, ku mund të shijoje pamjen e gjithë qytetit.

Image
Image

Destinacioni i fundit për këtë udhëtim 4 ditor të mundësuar nga Sharr Travel për gazetarët e mediave në Kosovë ishin Ishujt e Ksamilit, që të mahnitnin me bukuritë e tyre.

Ishujt, deti me kaltërsinë e tij, bënin që të doje të qëndrojë edhe për shumë kohë atje...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat