Dallgët e mëdha nuk zmbrapsin pushuesit, pamje nga Mali i Robit

Turizëm

Dallgët e mëdha nuk zmbrapsin pushuesit, pamje nga Mali i Robit

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 19:29
Pamje nga Mali i Robit

Duket se gjurmët e motit të keq që mbizotëruan kryeqytetin mbrëmjen e djeshme, janë zhvendosur në Mal të Robit, ku në bregdet shihen dallgë të mëdha.

Këtë fakt duket se e kanë shfrytëzuar më të rinjtë, të cilët e kanë parë si një mundësi të mirë për t’u zhytur në to.

Ajo që bie në sy në mes të gjitha fotove, është një vajzë, e cila ka zgjedhur të marrë rreze dielli mbi një shkëmb që herë pas here “rrihet” nga dallgët e rrëmbyeshme.

Kujtojmë që vija bregdetare e Kavajës këtë sezon ka pritur mijëra pushues, kryesish vendas dhe nga Kosova, pasi si pasojë të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, të huajt kanë qenë më të pakët në numër.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme…

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat