Shqipëria, në vend të parë të sugjerimeve turistike për amerikanët

Turizëm

Shqipëria, në vend të parë të sugjerimeve turistike për amerikanët

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 19:26
Plazhi

eksa udhëtimet turistike në vende të ndryshme të botës janë tepër të vështira për shkak të masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit, portali i njohur BestLife ka publikuar 13 destinacione mahnitëse që mund të vizitohen nga turistët amerikanë gjatë këtij sezoni.

Surpriza është Shqipëria në vendin e parë. Rekomandimi kryesor i këtij portali janë plazhet shqiptare, malet, sitet e shumta arkeologjike dhe klima e jashtëzakonshme mesdhetare. Një tjetër avantazh, për turistët amerikanë është se nuk u kërkohet një test negativ për COVID-19ën në aeroport, siç ndodh në shumicën dërrmuese të vendeve të botës. Ndërsa maska është e detyrueshme në ambientet publike në gjithë vendin, nënvizon BestLife.

E dyta pas Shqipërisë renditet Bjellorusia, ndërsa nga vendet e rajonit, në listë bën pjesë Maqedonia e Veriut ku po ashtu nuk janë të nevojshme të faktohen rezultatet negative të testit të COVID-19ës, siç ndodh në Serbi e Mal të Zi, që përfshihen po ashtu në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat