Të gjithëve ju që doni të pushoni në shtator, do t’ju tregojmë një vend ‘sekret’

Turizëm

Të gjithëve ju që doni të pushoni në shtator, do t’ju tregojmë një vend ‘sekret’

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 19:55
Ilustrim

Pas një vere të mbushur me punë të gjithë i meritojmë disa ditë pushime dhe zgjedhja perfekte është pranë detit të kristaltë të jugut. E kush i ka thënë jo detit?!

Nëse ashtu si unë keni gjithë verën që i shtyni pushimet dhe ende s’keni vendosur asgjë, dua t’ju vij në ndihmë. E para ndajeni mendjen se kur do të pushoni dhe e dyta rezervoni një apartament në Vlorë. Arsyeja që më bën t’jua sugjeroj me plot bindjen? Belle View Apartments!

Doja që gjatë ditëve të pushimeve të mund të shijoja gjithçka që s’kisha mundur gjatë muajve të verës, e mbytur me punë. Kështu që, duke parë sugjerimet në Booking, gjeta atë që po kërkoja. Një apartament në zonën e Lungomares, me një pamje të mrekullueshme nga deti. Madje jo vetëm kaq!

Shtëpia kishte 3 dhoma, 2 tualete, 2 xhakuzi – një në tarracë dhe një në tualet.

Të mos ju flas çfarë mrekullie dolën fotot e mia në xhakuzin në tarracë me pamjen nga deti, teksa dielli perëndonte – kartolinë!

Shtëpia kishte hapësirë të mjaftueshme për 7 persona, me një sipërfaqe prej 220 m katrorësh. Megjithatë nëse nuk ju duhet kaq shumë hapësirë, mund të zgjidhni edhe një nga hyrjet 2+1 apo 1+1.

Ditën e dytë patëm të ftuar disa miq dhe vendosëm të mos dilnim nga apartamenti, por të bënim një skarë në tarracë. E ndërsa e gdhimë jashtë, shijuam bisedat e gjata shoqëruar me aromën dhe freskinë e detit.

Edhe zgjimi ishte fantastik! Panorama e kaltër që shihet nga ballkoni të bën të mos duash të dalësh, por ta kalosh gjithë ditën duke medituar aty.

Ah, kam vendosur të rikthehem në fund të muajit. Po planifikoj një super festë për ditëlindje dhe vendi ishte perfekt për festa private!

Ndërsa ju mos humbni shansin për t’i shijuar në maksimum edhe këto pak ditë që na kanë mbetur nga vera – Belle View Apartments ju mirëpret! Marin Nikolla ka krijuar në Belle View një standard europian dhe eksperienca juaj do të jetë po aq fantastike sa në vendet më luksoze të Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat