​Turizmi në Shqipëri: 91 milionë euro të ardhura për 6 muaj

Turizëm

​Turizmi në Shqipëri: 91 milionë euro të ardhura për 6 muaj

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Të ardhurat nga turizmi në Shqipëri shënuan vlerën 91 milionë euro në 6-mujorin e parë të vitit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në 6-mujorin e parë të vitit, bilanci i udhëtimeve që mat diferencën mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri dhe shpenzimeve të shqiptarëve jashtë vendit, shënoi vlerë pozitive, ndonëse në rënie krahasuar me një vit më parë, për shkak të situatës Covid-19.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se të huajt shpenzuan në vendin tonë 63 milionë euro në tremujorin e dytë, ose 87%, më pak se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar dhe shqiptarët, në udhëtimet e tyre jashtë shpenzuan 65 milionë euro, ose 85% më pak se në 2019.

Referuar të dhënave të INSTAT numri i shqiptarëve që dolën nga vendit në gjashtëmujorin e parë 2020, është 1.380.308, duke rënë 48,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në vitin 2019, bilanci i udhëtimeve arriti vlerën 500 milionë euro, të huajt shpenzuan rreth 2 miliardë euro në udhëtimet në Shqipëri, ndërsa shqiptarët harxhuan jashtë rreth 1.5 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat