Rreth 80 për qind më pak turistë në Prizren sivjet

Turizëm

Rreth 80 për qind më pak turistë në Prizren sivjet

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 00:07
Prizreni

Prevalla llogaritet një ndër vendet turistike malore më të vizituara në çdo stinë të vitit në Kosovë.

Por, që nga muaji mars, kur edhe u konfirmuan rastet e para me koronavirus në vend, numri i vizitorëve shkoi duke rënë derisa edhe hotelieritë e bujtinat u mbyllën.

Rreth 80 për qind më pak turistë ka pasur Prizreni këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar.

Me gjithë ndikimin e COVID-19, Komuna e Prizrenit ka punuar në disa projekte për ta zhvilluar turizmin malor gjatë këtij viti.

Derisa në nëntor të vitit të kaluar, Prizreni është bërë me Via Ferrata.

Mbi 51 mijë turistë, sipas Komunës, e kanë vizituar Prizrenin vitin e kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat