Në Shqipëri 63% turistë më pak gjatë gushtit, nuk zhgënjen Kosova

Turizëm

Në Shqipëri 63% turistë më pak gjatë gushtit, nuk zhgënjen Kosova

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Bregdeti shqiptar është vizituar këtë vit nga 65% më pak turistë të huaj krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat i bëri publike INSTAT. Gjatë muajit korrik dhe gusht në Shqipëri kanë hyrë 963 mijë 275 shtetas të huaj nga mbi 2.7 milionë që frekuentuan vendin tonë gjatë të njëjtës periudhë të 2019.

TIRANË- Edhe pse kufijtë e Shqipërisë ishin të hapur dhe pa kërkesa strikte për të hyrë, përsëri masat e marra nga shtetet e huaja për të mos lejuar përhapjen e COVID-19, frenuan numrin e turistëve për të vizituar Shqipërinë.

Instituti i statistikave ka bërë publike të dhënat. 963 mijë 275 shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri në muajit e nxehtë të verës. Krahasuar me një viti më parë të dhënat flasin për një ulje të numrit të shtetasve të huaj me 65%. Gjatë muajve korrik-gusht të 2019 në vendin tonë erdhën mbi 2.7 milionë shtetas të huaj.

Përgjatë tetë muajve të 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 53,2 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 89,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Sipas INSTAT në 8 muaj janë rreth 1.7 milionë të huaj që kanë ardhur në Shqipëri duke shënuar një rënie prej 64.2%, pasi në të njëjtën periudhë të një viti më parë hynë në vendin tonë 4.8 milionë të turistë. Sipas Operatorëve turistik humbjet këtë vit në turizëm do të jenë mbi 1.3 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat