Osmani tregon bukuritë e Kosovës në ditën ndërkombëtare të turizmit

Turizëm

Osmani tregon bukuritë e Kosovës në ditën ndërkombëtare të turizmit

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:27
Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, me rastin e ditës ndërkombëtare të turizmit, përmes një videoje të shkurtër ka treguar disa nga bukuritë e Kosovës.Osmani ka thënë se natyra e Kosovës është burim qetësie për të gjithë banorët që jetojnë këtu, ndërsa vend ngazëllimi për vizitorët.

“Sot është dita ndërkombëtare e turizmit. Në këtë ditë, por edhe çdoherë tjetër, është me rëndësi të tregojmë bukuritë e pafundme të Kosovës. Natyra e vendit tonë është burim qetësie e frymëzimi për banorët dhe vend ngazëllimi për secilin vizitor. Aty njeriu jeton në harmoni me bukuritë e paskajë të saj”, ka shkruar Osmani.

Kryetarja e Kuvendit ka shtuar se dashuria e njeriut për vendin buron në luginat plot ujë dhe endet nëpër kurora malesh, që gërvishtin qiejt.

“Prandaj, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit ju ftoj ta duam e ta ruajmë natyrën e bukur të Kosovës. Ajo është trashëgimia që duhet t’ua lëmë brezave”, ka theksuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat