Unionet e Shqipërisë e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje në Ditën e Turizmit

Turizëm

Unionet e Shqipërisë e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje në Ditën e Turizmit

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:28
Unionet e Shqipërisë e Kosovës

Unionet e Shqipërisë e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje në Ditën botërore të Turizmit që u shënua sot, shkruan Syri.net Kosova.

Këtë e ka njoftuar edhe vet Unioni i Turizmit të Kosovës përmes një postimi në Facebook, me ç'rast edhe janë publikuar imazhe nga kjo ngjarje.

"Sot, me 27 shtator u shënua dita botërore e turizmit. Me këtë rast, Unioni i Turizmit tw Kosovës organizoi konferencën në të cilën ndër të tjera u nënshkrua edhe marrëveshja mes Unionit të Turizmit të Kosovës dhe Unionit të Turizmit të Shqipërisë. Në shenjë falenderimi, Unioni i Turizmit të Kosovës shpërndau mirënjohje për përfaqësuesin e Unionit të Turizmit të Shqipërisë , zotëri Rrahman Kasa dhe për bizneset e Kosovës të cilat kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e një imazhi sa më të mirë për turizmin e Kosovës", thuhet në njoftimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat