Ministri i turizmit të Shqipërisë: Kur kishim nevojë për turizmin, Kosova ishte aty

Turizëm

Ministri i turizmit të Shqipërisë: Kur kishim nevojë për turizmin, Kosova ishte aty

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 18:28
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka vlerësuar lartë kontribut i kosovarë që kanë dhënë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri,.

Ai në ceremoninë “Faleminderit Kosovë”, të mbajtur në Prishtinë, ka thënë  se kur kishin nevojë për turizmin kosovarët ishin aty.

Klosi ka thënë se kemi një shtëpi të përbashkët për të gjithë kosovarët që vijnë në Shqipëri.

“E kemi shtëpinë e përbashkët për miliona turist që vizitojnë anët tona të kufirit. Atëherë kur kishim nevojë për turizëm ishte Kosova”.

“E filluam me Durrësin në veri e në jug. Edhe ky vit është shumë i vështirë, flukset e vizitorëve ishin të pranishëm gjatë gjithë verës. Duhet tu them faleminderit dhe mirënjohjen e pakufi”, u shprehë ai.

Ai shtoi se atë pasurinë kombëtare duhet ta ofrojmë më shumë se kaq dhe ta shfrytëzojmë sfidën që na jep kjo kohë.

“Ky vit megjithëse i vështirë dëshmoi se jemi kthyer të fortë dhe jemi konkurrent në rajon për të bërë më shumë ekonomi e punësim. Ne na duhet që të punojmë dhe të vendosim rregulla më të forta. Prandaj duhet të krijojmë mundësi të gjithë së bashku. Sa nevojë kemi për ta njohur njeri tjetrin”, u shprehë ministri Klosi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bensik Tahiri tha se në asnjë vend në botë dhe në as dy vende tona nuk mund të ketë bashkërendim politik po mos të ketë bashkërendim ekonomik.

“Megjithatë ajo që është vërtetua në kohë të pandemisë është njeriu i cili në ditë të vështira arriti dhe ishte pranë vëllait të vet gjithandej Shqipërisë. Në këtë fatkeqësi, u pa sa afër jemi njëri tjetrit. Ne si qeveri do ta bëjmë punën tonë dhe formatizuan kongresin kombëtar të autoriteteve lokale”, tha Tahiri.

Vesel Krasniqi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë tha se ndihet  mirë këtu në mesin e vëllezërve tanë dhe dëshiron të thotë që kur është folur për bashkimin kombëtar dhe unë them se ka ndodhur me përfundimin e luftës.

“Andaj për të vazhduar barrierat që na i vendosën padrejtësisht të dy qeveritë tash e 6 vjet janë duke punua intensivisht. Dhe për të forcuara këtë bashkëpunim tani së fundi për të ngritur një zhvillim ekonomik është vlerësuar se është sektori i turizmit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat