Ankohen turistët pse Boga çdo vikend mbetet pa rrymë

Turizëm

Ankohen turistët pse Boga çdo vikend mbetet pa rrymë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 20:01
Boga

Një numër i madh i banorëve të fshatit Bogë në Rugovë të Pejës janë ankuar për shkak se që dy ditë mungon energjia elektrike.

Për momentin mbi 10 mijë turistë janë në Bogë, një atraksion i madh turistik që gjithmonë tërheq numër të madh të mysafirëve.

Por pronarët e lokaleve dhe vilave ankohen për mungesa të theksuara të energjisë gjatë gjithë stinëve dhe thonë se Brezovica si destinacion konkurrent i tyre ka furnizim të vazhdueshëm më energji elektrike. Disa prej tyre madje ngrehin dyshime se dikush me qëllim po ua bënë këtë.

Këtë vikend ka rënë edhe bora e parë në Bogë e një numër më i madh i turistëve janë nisur për atje për të shfrytëzuar edhe pistën e skijimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat