Pandemia, Spanjën e vizituan 65 milionë turistë më pak gjatë 2020

Turizëm

Pandemia, Spanjën e vizituan 65 milionë turistë më pak gjatë 2020

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Spanja ka pritur vetëm 18.9 milionë turistë të huaj në 2020, 77% më pak se në 2019, nën efektin e pandemisë së COVID-19, ndërkohë që ekonomia varet gjerësish nga turizmi, sipas të dhënave zyrtare të publikuara.

Në vitin 2019, 83,5 milionë të huaj kishin vizituar Spanjën, në atë kohë destinacioni i dytë turistik pas Francës.

Në 2020, vit i shënuar në botë nga kufizime të ashpra lëvizjeje në kuadër të frenimit të pandemisë, francezët kanë përbërë kontigjentin e parë të turistëve në Spanjë, me 3,8 milionë vizitorë, pavarësisht një rënieje prej 65% në një vit, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INE).

Britanikët, tradicionalisht më të shumë në numër që vizitojnë Spanjën, kanë qenë vetëm 3,8 milionë, rreth 82% më pak se në 2019.

Në fund të korrikut, Britania e Madhe miratoi vendosjen e një karantine të detyrueshme për të gjithë vizitorët e rikthyer nga Spanja, duke shtyrë shumë shtetas britanikë të anulonin rezervimet e tyre.

Numri i gjermanëve u ul me 78% dhe ai i skandinavëve 79%. Katalonja mbetet rajoni më i vizituar me 3,8 milionë turistë, por kjo shifër është në rënie me 80% në raport me një vit më parë.

Mbërritjet ranë me 87% në ishujt Baleare, 77% në Andaluzi dhe 71% në ishujt Kanarie.

Spanja e mbylli vitin 2020 me më shumë se gjysmë milioni të papunë shtesë, kryesisht në turizëm dhe hoteleri, dhe ende ka rreth 750 000 persona me punësim të pjesshëm.

Globalisht, sektori turistik ka humbur 1 300 miliardë dollarë në 2020, ndërkohë që mbërritjet e turistëve kanë rënë me 74% në një vit në botë, sipas Organizatës Botërore të Turizmit (OBT)

”Kjo nuk ndodhte që nga viti 1969”, sipas gazetës ”El Pais.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat