Turizëm në Funar/ Promovimi i zonave alternative turistike

Turizëm

Turizëm në Funar/ Promovimi i zonave alternative turistike

Më: 23 maj 2021 Në ora: 16:05
Funar

Ndërsa sezoni veror popullon bregdetin duket se pranvera është periudha më e bukur për të promovuar natyrën e mrekullueshme shqiptare.

Bashkia e Elbasanit sot ka promovuar një nga perlat e Shqipërisë së mesme, Funarin.

Vetëm 23 km nga Tirana dhe 20 km nga Elbasani, Funari për shkak të infrastrukturës mbetet ende i pazhvilluar sa duhet.
Një projekt synon që këtë zonë ta lidhë me autostradën Tiranë-Durrës.

Mes gjelbërimit, liqeneve të kristalta dhe ajrit të pastër, funari mbetet një Zvicër e vogël në mes të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat