Si dukeshin Maldivet shumë vite më parë, tani që quhen “parajsa në tokë”

Turizëm

Si dukeshin Maldivet shumë vite më parë, tani që quhen “parajsa në tokë”

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 11:03
Maldive

Uji i pastër si kristal, rërë e bardhë, muzikë dhe luks. Të gjitha këto i ofrojnë sot Maldivet, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në botë.

Megjithatë, Maldivet, që sot cilësohen me të drejtë si “parajsa në tokë” dikur nuk kanë qenë kështu si sot. Në një artikull CNN sjell udhëtimin e Mohamed Umar “MU” dhe tre shokëve të tij, të cilët në vitin 1972, hapën vendpushimin e parë turistik në Maldive, që quhej “Kurumba”. Kur ai hapi këtë vendpushim, në Maldive nuk kishte asgjë.

Vizitorët e parë ishin kryesisht gazetarë dhe fotografë nga Italia. Edhe pse nuk kishte ende vila dhe avionë, ishte e qartë që Maldivet tashmë po bënin magjinë e tyre. Sot, ka më shumë se 100 vendpushime të shpërndara në më shumë se 1,200 ishuj.

Kurumba, që do të thotë “kokos” në gjuhën lokale Dhihevi të Maldiveve, ishte fillimisht një fermë e pabanuar e kokosit. Tani ajo ka të gjitha dhe është një ndër vendpushimet më luksoze të Maldiveve.

Disa e quajnë Mohamed Umar “njeriu që ndërtoi parajsën”.  Strehimet e para për mysafirët u bënë në korale dhe gur gëlqeror. Çdo gjë që nuk rritej në vend duhej të sillej me anije dhe mund të duhej deri në tre muaj për të mbërritur.

Gazetat mbërritën me muaj me vonesë dhe shërbimet telefonike ishin jokonsistente. Para turizmit, kishte vetëm dy banorë në ishullin ku tani ndodhet “Kurumba”.

Image
Image

Maldive sot

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat