Amsterdami ka një mesazh për turistët: ‘Nuk jeni të mirëpritur nëse…’

Turizëm

Amsterdami ka një mesazh për turistët: ‘Nuk jeni të mirëpritur nëse…’

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 19:22
Amsterdam

Toleranca e njohur e Amsterdamit ndaj substancave narkotike dhe seksit ka tërhequr prej kohësh turistët anë e mbanë botës.

Por kur mbyllja e kufijve nga pandemia Covid-19, zbrazën kryeqytetin holandez nga të gjithë vizitorët, vendasit kuptuan se mungesa e tyre largoi zhurmën dhe rrëmujën dhe po ndjenin më shumë ajër të pastër.

Të kënaqur nga atmosfera e qetë e qendrës së tyre historike të qytetit, banorët rikuperuan dhe disa pjesë të qytetit që i kishin shmangur për vite me radhë. Tani ata nuk janë të sigurt nëse duan ta kthejnë ashtu siç ishte para pandemisë.

"Amsterdami ka nevojë për turistë, pa ata, muzetë dhe restorantet tona të mrekullueshme nuk do të mbijetonin", thotë Nicola Theobald, i cili ka jetuar në qendër të qytetit për 30 vjet.

"Por ishte një bonus për ne gjatë pandemisë kur turistët nuk mund të vinin. Nuk ka më grupe të mëdha që zaptojnë zonën e kanalit, ku në rastin më të keq hedhin alkool, pije dhe drogë. “

Në të vërtetë, Amsterdami ka qenë duke luftuar ndikimin që kanë turistët në zhurmën e tepruar, mbeturinat dhe urinimin në publik për vite me radhë, që shkaktuan një rritje pakënaqësie të vendasve.

Pak para pandemisë, vendasit ankoheshin se qyteti i tyre ishte shndërruar në një "botë Disney turistike".

Tani që kanë përjetuar një jetë pa vizitorë të zhurmshëm, autoritetet e qytetit kanë vendosur të mos kthehen më ato ditë.

Ata kanë nisur një fushatë të habitshme turizmi në përpjekje për të hequr reputacionin e Amsterdamit si një kryeqytet ‘të shfrenuar’.

Kështu që ndërsa turistët inkurajohen të udhëtojnë, pasi kufizimet po lehtësohen, vizitorëve të zhurmshëm dhe atyre që konsumojnë lëndë narkotike u është thënë në mënyrë të qartë që të qëndrojnë larg.

Këshilli i qytetit ka shpenzuar 100,000 € për një fushatë në internet duke inkurajuar njerëzit të vizitojnë trashëgiminë kulturore të qytetit, ndërsa paralajmëron gjithashtu se ‘turistët shqetësues’, mosrespektues nuk janë të mirëpritur.

"Vizitorët që respektojnë Amsterdamin dhe njerëzit e Amsterdamit kanë qenë gjithmonë të mirëpritur dhe natyrisht do të qëndrojnë të tillë.”

"Vizitorët që i trajtojnë banorët dhe trashëgiminë tonë me mosrespekt nuk janë të mirëpritur. Mesazhi që kemi për ta është: mos hajdeni në Amsterdam."

Qëllimi i fushatës në internet është të "stimulojë sjelljen e dëshiruar" midis turistëve, thotë Geerte Udo, shefi ekzekutiv i agjencisë së promovimit të qytetit.

Ai thotë se mesazhi është i thjeshtë: "Ju jeni të mirëpritur, por ju lutemi pini brenda, urinoni në tualet dhe qëndroni të qetë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat