Pogradeci, jo vetëm turizëm familjar; histori dhe traditë

Turizëm

Pogradeci, jo vetëm turizëm familjar; histori dhe traditë

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 12:29
Bazilika e Lini

Qyteti i Pogradecit, i banuar që nga periudha neolitike, ndodhet i shtrirë në një peisazh mahnitës blu të liqenit dhe pranë kodrave të gjelbëra të rrethuara nga disa male. Liqeni i Ohrit, liqeni më i thellë në Ballkan, është krijuar para më shumë se 2 milion vitesh dhe në brigjet e tij ndodhen disa monumente unike kulturore.

Si pjesë e kësaj trashëgimie unike kulturore dhe natyrore njerëzit që jetojnë në këtë zonë kanë zhvilluar dhe ruajtur tradita e kulinarisë, artizanatit dhe kanë ofruar mikpritje për vizitorët prej mijëra vjetësh.

Nëse pyet një turist për atraksionet që kanë parë në Pogradec, në rajonin e liqenit të Ohrit ata do të përmendin Bazilikën në Lin, Kalanë në Pogradec, Gurin e Kamjes, Urën e Golikës dhe varret e poshtme të Selcës. Nëse do t’i pyesni nëse i kanë vizituar këto vende, shumë pak veta do të thonë po, si rezultat i mungesës së infrastrukturës dhe investimeve në këto monumente. Është e vështirë për vizitorët që të kalojnë dhe të zbulojnë këto vende të mrekullueshme dhe të mësojnë për historinë që ato mbartin. Këto monumente nuk janë zbuluar plotësisht nga publiku, në fakt, ato janë harruar dhe braktisur dhe janë jotërheqëse për vizitorët. Sidoqoftë, sektori i turizmit në Bashkinë e Pogradecit ka disa ide për zhvillimin e këtyre vendeve dhe t’i kthejnë në atraksione turistike që duhen parë patjetër.

Bazilika e Linit: Gjithë popullsia lokale dhe të tjerë që jetojnë jashtë kësaj bashkie, e dinë rëndësinë historike të këtij vendi. Ai duhet të jetë plotësisht ose pjesësrisht i hapur për të gjithë vizitorët. Aktualisht, vetëm një pjesë e vogël e mozaikut të bazilikës mund të shihet. Arkitektura në këtë baptister është aq rrallë për territorin e shtetit shqiptar sa që të ngjashëm në llojin e vet vetëm baptisterin e Butrintit, për këtë arsye duhet të njihet pasuria e kësaj trashëgimie nga komunititeti dhe vizitorët. Pikat e informacionit, tabelat, fotografi dhe përshkrime për artefaktet, duke përfshirë dhe dhomat e bazilikës, janë të nevojshme por duhet të instalohen me kujdes që të ruajnë ambientin sepse zbulimi i këtij sajti është një eksperiencë unike dhe e pakrahasueshme me sajtet e tjera të super-promovuara. Një zyrë për turistët duhet të vendoset që të ofrojë bileta për vizitorët, ndërkohë duhen punësuar specialistë që të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit dhe ruajtjen e këtij vendi historik.

Guri Kamjes: Shumë pak njerëz mund të shkojnë për shkak të rrugës. Ky është një vend mjaft i veçantë, një shkëmb i formuar miliona vjet më parë dhe i ekspozuar ndaj erozionit, ka të gdhendura shkrime të lashta. Për shkak se ky monument natyror është i vështirë dhe i rrezikshëm shumë pak njerëz kanë arritur në majë. Nëse rrugët rreth Gurit të Kamjes do të përmirësoheshin, më shumë njerëz nga të gjitha moshat mund ta shijojnë pamjen fantastike të të gjithë zonës së Mokrës dhe liqenit. Duhen instaluar tabelat me informacion për historinë dhe legjendën e këtij monumenti të rrallë natyror.

Kalaja e Pogradecit: Rrënojat e kalasë janë lehtësishme të aksesueshme. Ajo ndodhet në kodër fare pranë qytetit të Pogradecit, edhe pse rruga nuk është e gjitha e asfaltuar, udhëtimi zgjat vetëm 20 minuta. Panorama që të ofrohet është e mrekullueshme, por janë të nevojshme tabelat që të orientojnë se si të shkosh në kala. Rruga duhet të përmirësohet për vizitorët që duan ta bëjnë në këmbë ose me biçikletë. Me investime të vogla kjo kala mund të promovohet si destinacion kulturor dhe për turizëm ekologjik. Në kala mund të vendosen tabela përshkruese që të informojnë vizitorët për historinë dhe zonat e banuara. Mund të vendoset një ballkon nga ku mund të vëzhgohet panorama me një teleskop e gjithë qytetit dhe liqenit.

Këto janë disa rekomandimeqë  janë bërë nga sektori i turizmit në Bashkinë e Pogradecit, të cilat duhen adresuar në qeveri, meqënëse monumentet e mbrojtura janë në juridiksionin e tyre dhe askush përveç tyre nuk mund të restaurojë apo modifikojë këto monumente. Është e rëndësishme të thuhet se këto monumente nuk janë dëmtuar, por janë ruajtur dhe bërë të aksesueshme për vizitorët.

Pogradeci ka një potencial të madh për turizëm dhe jo vetëm në sezonin e verës, por gjatë gjithë vitit. Bashkia shprehet e hapur për investime dhe projekte të reja për t’i kthyer këto asete natyrore, kulturore dhe historike më të dukshme dhe të prekshme duke i kthyer kështu krenarinë e rajonit të liqenit të Ohrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat