Për gjashtë muaj, mbi 4 milionë turistë vizituan Stambollin

Turizëm

Për gjashtë muaj, mbi 4 milionë turistë vizituan Stambollin

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 19:57
Stamboll

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kulturës dhe të Turizmit të Stambollit, numri i të huajve të cilët e kanë vizituar Stambollin gjatë periudhës janar-qershor në krahasim me atë të vitit të kaluar është zvogëluar për 1 për qind. Kurse gjatë muajit qershor, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar numri i të huajve që vizituan Stambollin është rritur për 17 për qind.

Gjatë periudhës janar-qershor Stambollin e kanë vizituar 4 milionë e 385 mijë e 153 turistë. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkuarja e turistëve përmes rrugës ajrore është zvogëluar për 0,7 për qind, kurse përmes rrugës detare për 65,3 për qind. Ndërkaq 20 për qind e të huajve që kanë vizituar Stambollin përmes rrugës ajrore kanë përdorur Aeroportin "Sabiha Gökçen".

Në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti, shtetasit gjermanë zënë vendin e parë me 9,2 për qind në mesin e atyre që kanë vizituar Stambollin.

Pas gjermanëve me radhë vijnë iranianët me 7,7 për qind, rusët me 4,6 për qind, arabët sauditë me 4,3 për qind, irakianët me 4,2 për qind, britanikët me 3,5 për qind, ukranianët me 3,4 për qind, francezët me 3,3 për qind, amerikanët me 2,9 për qind, holandezët me 2,5 për qind, kuvajtianët me 2,1 për qind, turkmenët me 2,1 për qind, azerbajxhanasit me 2,1 për qind, kinezët me 2 për qind dhe algjerianët me 1,8 për qind.

Nëse shikohet numri i vizitorëve gjatë tre viteve të fundit nga shtetet arabe në periudhën janar-qershor, është shënuar një rritje prej 22 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Që nga viti 2011 e deri më tani në mesin e vizitorëve të huaj, përqindja e atyre që vijnë nga shtetet arabe nga 11 për qind është rritur në 22 për qind.

"Pritet që ky vit të përfundojë me rritje në krahasim me vitin e kaluar”

Drejtori Komunal i Kulturës dhe Turizmit të Stambollit, Co?kun Y?lmaz lidhur me këto të dhëna tha se pas uljes së numrit të vizitorëve për arsye të ndryshme gjatë vitit të kaluar, këtë vit është bërë një rimëkëmbje. 

“Në muajt prill dhe qershor në krahasim me muajt e njëjtë të vitit të kaluar është siguruar një rritje prej 17 për qind, dhe për shkak se në muajt tjerë në krahasim me vitin e kaluar ka pasur një rritje, në fund të 6 muajve të parë ka një zvogëlim prej 1 për qind në numrin e vizitorëve të huaj në krahasim me vitin e kaluar. Kemi pritje të mëdha që kjo rimëkëmbje do të vazhdojë në gjysmën e dytë të këtij viti dhe që ky vit të përfundojë me rritje në krahasim me vitin e kaluar”, tha Yilmaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat