Turisti nga Kosova habitet në Sarandë: Ç'është kjo që duhet të paguaj?

Turizëm

Turisti nga Kosova habitet në Sarandë: Ç'është kjo që duhet të paguaj?

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 21:11
Fatura

Ndodh shpesh herë që mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës, të ketë keqkuptime. I pakënaqur ka ngelur një shqiptar i Kosovës, i cili ka shkuar të pushojë në Sarandë dhe ka drekuar në një restorant.

Veçse ankohet për ushqimin pa cilësi, ai thotë se mes të tjerash, në ato që kishte porositur, lexoi edhe një "zë" me vlerë 50 lekë, për shërbimin që ofron restoranti, pra koston e shërbimit në vlerë 50 lekë.

Veçse ishte ushqimi i kalbur, kërkojnë edhe pagesë për shërbim. S'po e kuptojmë hiç. Ç'është kjo që duhet të paguaj?", - thotë turisti.

Ai ka të drejtë të ankohet për këtë tarifë shërbimi, të cilin nuk e ka në çmim çdo restorant, ama për sa kohë që çdo gjë shënohet në faturë, në kuponin tatimor dhe restoranti paguan taksën përkatëse në shtet, pra është në rregull ligjërisht, për asnjë gjë nuk mund ta akuzojmë. Ndoshta klientët duhet të zgjedhin më mirë restorantet ku vendosin të konsumojnë vaktet e tyre dhe të informohen më parë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat