Ja çfarë gjen kur ngjitesh në majë të bjeshkëve shqiptare…

Turizëm

Ja çfarë gjen kur ngjitesh në majë të bjeshkëve shqiptare…

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 20:02
Pamjet që të ofrojnë këto vise (të cilat nuk ngjajnë aspak sit ë ishin në Shqipëri), të japin përshtypjen e një ‘copëze’ Parajse mbi tokë.

Këto pamje dhe pejsazhe magjepsëse që do të linin pa mend edhe shkrimtarët më të famshëm që kanë përshkruar sa e sa bukuri, e që shpesh ngjajnë si fotografi kompiuterike, në fakt janë realitet!

Ato janë pjesë e trevave shqiptare dhe një prej margaritarëve të gjerdanit të Alpeve shqiptare, malësisë së Kelmendit.

Ato nisin që nga Tamara, Lëpusha, Vermoshi e përfundojnë jashtë kufirit zyrtar të Republiksë së Shqipërisë, në trevat shqiptare në Mal të Zi ku vijojnë me Plavën, Gucinë dhe Vuthajn.

Pamjet që të ofrojnë këto vise (të cilat nuk ngjajnë aspak sit ë ishin në Shqipëri), të japin përshtypjen e një ‘copëze’ Parajse mbi tokë.

Janë vërtetë mahnitëse këto pejsazhe, por nëpërmjet kësaj fotogalerie, sot po u sjellim edhe disa pamje nga majat e bjeshkëve mbi Lëpushë e Vermosh.

Ato janë realizuar nga vizitorë dhe fotografë amator, si dhe fotografi profesionist Fatjon Plaku.

Shijoini atop or dhe mos i lini pa vizituar këto vise mahnitëse…

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat