Rritje e numrit të turistëve në Kalanë e Rozafës

Turizëm

Rritje e numrit të turistëve në Kalanë e Rozafës

Më: 29 prill 2018 Në ora: 10:57
Kalaja e Rozafës

Monumentet e kulturës si vende atraksion dhe historike po presin çdo ditë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Fillimi i sezonit të ri turistik duket premtues pasi këto vende janë ”magnet” për turistët e huaj sepse kanë brenda tyre histori, kulturë dhe detaje mistike që ngjall jo pak kuriozitet tek vizitorët.

E lashta kala e Rozafës, në Shkodër vizitohet çdo ditë e më tepër nga të gjitha moshat, vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer. Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës.

Kalaja e Shkodrës në prag të sezonit të ri turistik 2018 ka njohur rritje të vizitorëve në krahasim me vitet e kaluara për të njëjtën periudhë. Aktualisht numri i vizitorëve ka arritur në 7407. Numri i vizitorëve që ju drejtuan kalasë gjatë ditëve të festave dhe të dielave të fundit të çdo muaji, ku hyrja është falas ka kaluar shifrën 1300 vizitorë.

Image

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik.

Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).
E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.

Rozafa, nusja e më të voglit ndër tre vëllezër (baca Gjergj), u muros e gjallë në themelet e kalasë,si këshillë nga një plak tregon legjenda, si një sakrificë për të ndalur përgjithnjë syrin e keq që shkatërronte muret për çdo natë.

Image

Objekte të tjera me vlera të mëdha kulturore e që tregojnë shumë për historitë e kaluara të popullit tonë janë ,cisternat e ujit të shek XV, katedralja e shek XIII, e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës, i cili shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat