Pista Olimpike e Fluturimeve për të gjithë të apasionuarit e sportit të aventurës së fluturimeve të lira, në Himarë është cilësuar dhe certifikuar si nga më të bukurat dhe më të veçantat në botë.
“Mediterranean Heart”, ndër investimet e fundit të qeverisë shqiptare në Himarë, vjen përmes këtij seti fotografik edhe si atraksioni më i ri turistik në qytetin jugor.
“Së bashku me arkitektët tanë u kujdesëm të projektonim dhe ndërtonim jo vetëm një “Ballkon Panoramik” të rivierës shqiptare, por edhe një Pistë Olimpike të Fluturimeve për të gjithë të apasionuarit e sportit të aventurës së fluturimeve të lira, e cila padyshim është cilësuar dhe certifikuar si nga më të bukurat dhe më të veçantat në botë”, thuhet në faqen zyrtare të bashkisë Himarë./ATSH