20 gjëra fantastike që mund të bëni në Shqipëri

Turizëm

20 gjëra fantastike që mund të bëni në Shqipëri

Nga: ATSH Më: 6 maj 2018 Në ora: 09:49
Shqipëri

Oh, Shqipëria! Si shumë vende të tjera të Ballkanit, kishim dëgjuar vetëm për historinë politike dhe nuk ushqenim pritje të mëdha, shkruan faqja e njohur turistike travelsofabookpacker.com.

Por, tani mund të themi se është një nga vendet e preferuara dhe nuk mund të flasim veçse mirë për të gjitha  gjërat e bukura që mund të bëni në Shqipëri.

Natyra në Shqipëri është fenomenale, përfshirë male të thepisura, lumenj, liqene dhe plazhe fantastike. Kompletohet me disa qytete antike të UNESCO-s dhe me çmime të leverdishme si në ëndërr… thjesht  destinacionet më të  mira për pushime.

Kemi ( aksidentalisht) kaluar  katër javë  nëpër rrugët e Ballkanit dhe donim t’ju demonstronim varietetin e gjërave fantastike për t’u parë në Shqipëri. Kështu që, nëse  pyet çfarë të bësh në Shqipëri, ne ju japim informacionin e duhur

1) Ekskursion në Valbonë

Kush e dinte që Alpet shqiptare ishin vende impresionante për ekskursione impenjative me terrene të vështira? Ne jo!  Derisa u ftuam nga blogera të tjerë në këtë aventurë.

Ekskursioni nga Thethi në Valbonë zgjat nga 6-8 orë dhe paraqet peizazhet më të bukura që kemi parë në udhëtimin tonë.

2) Vizitë në kështjellën ”Rozafa” në Shkodër

Vizita në qytetin e Shkodrës meriton vizitë një ose dyditore dhe kështjella e saj është pjesa më interesante e qytetit. Pamje magjepsëse  me histori  mbresëlenëse.

3) Të shijosh një birrë në barin rrotullues në Tiranë

Po. E lexuat mirë! Të pish birrë duke u rrotulluar 360º dhe duke shijuar panoramën e Tiranës nga çdo cep. Bari ”Sky Tower”  është i hapur çdo ditë, por perëndimi i diellit është një moment  magjik duke qënë i ulur dhe duke  u  rrotulluar.

4) Vizitë në muze në bunkerin e braktisur

Nuk do të qëndrosh kurrë pa vizituar gjërat e çuditshme në Shqipëri, por të vizitosh BUNK ART Tiranë është  e këshillueshme. Është  një  nga shumë  bunkerët  e ndërtuar nga diktatori Hoxha, i  cili tani  i përket historisë së Shqipërisë. Është vërtet shumë  interesant dhe informativ. Kanë arritur të hapin edhe një të  dytë në qytet.

5) Merr teleferikun për të parë pamjet më të bukura të Tiranës

Pak më jashtë qytetit gjendet mali i Dajtit me disa pamje  shumë të  bukura  panoramike. Në zonë ka shumë vende për ekskursione. Restorantet lart  kanë një ushqim të shijshëm dhe pamje fantastike në perëndim të diellit.

6) Kampingjet në plazhet më të bukura të Shqipërisë

Kishim  programuar të kalojmë një  javë  në bregdetin shqiptar, por arritëm të  bëjmë dy  javë. Ishim  pikërisht  në  fundsezoni ( shtator) dhe në shumicën  e plazheve ishim të  vetëm. Kampingu në Shqipëri është  i ligjshëm dhe  gjetëm shumë  vende  fantastike në  ditët  e qëndrimit.

7)  Vizito plazhet ku mund të ecësh

Përgjate vijës bregdetare  të  Shqipërisë ndodhen shumë  restorante dhe hotele. Ndërsa  shumë  prej  vendeve janë  te arritshme nga njerëzit, disa  prej  tyre kërkojnë  ecje  në  këmbë  për  t’u  arritur. Ecja  nëpër  këto  vende  ka  bëre  që  shumë  njerëz  t’i frekuentojne këto  vende të qeta për të kaluar  ditën . Të  preferuarat  tona ishin plazhi në  Gjipe dhe një gji  në veri të  Livadhit.

8) Vizito Beratin. Qytetin e një mbi një dritareve

Në realitet nuk ia dolëm pasi  duhet të shtonim disa kilometra dhe  nuk arritëm  ta  vizitonim.

Kemi  dëgjuar  gjëra  pozitive  mbi  qytetin dhe  sigurisht  do  jetë  në  axhendën  tonë të  ardhshme. Mund ta  vizitosh Beratin  me  nje  ditë udhëtim nga Tirana.

9)  Shikoni çatitë me rrasa guri në qytetin e vjetër të  Gjirokastrës

Ështe  një  qytet  në  pasurinë  e  UNESCO-s  dhe  gjithashtu  një  qytet  i adhuruar. Ky  qytet  historik daton  që  nga  shekulli XVII  dhe  dallohet  për  ndërtesat  e  tij  prej  guri. Edhe çatitë  janë  realizuar në  mënyrë  impresionante  me  pllaka  guresh njëra  mbi  tjetrën. Nga kalaja  qyteti  ka  nje  pamje panoramike.   Ka  edhe  shumë  restorante  dhe  bare  nëpër  rrugët  e  qytetit.

10) Zhytuni në  ujrëat  e ngrohta të  Bënjës

U përpoqëm  për  këtë rast  dhe dhe ia  dolëm. ishte  një  zbulim  i madh.  Vetëm gjashtë kilometra  në  një  rrugë  me kthesa nga  qyteti i vogël  i Përmetit  arrihej  në  një  lumë  me  një urë  antike  dhe  disa  pishina  artificiale prej  gurësh. Uji  është  i  një  temperaturë  të  ngrohtë  krijuar  nga  aktiviteti  gjeotermik  poshtë  tokës.

Era  nuk  është  e pëlqyeshme  nga  era  e  squfurit,  por  ambientohesh  shumë  shpejt,  ndërsa  bën  banjo   dhe  një  pamje  fantastike përreth. Kushton 200 lekë, pak a shumë  1,5 euro  për  dy persona, dhe ka parkim. Është  e  mundur  edhe  kampimi  natën  nëpër  pishinat  termale.

11) Eksperimento dhe  shiko fshatrat e  vegjël ndërsa i jep makinës

Shqipëria  është  një  vend fantastik  për  udhëtimet në  rrugë. Rugët shpeshherë  janë me  gropa, rrugë  me  një  korsi , me kafshë  të shumta,  dhe  makina  bujqësore  në rrugë. Kështu që  mos  planifiko asgjë  që ta arrish  me  shpejtësi. Por,  ndërsa  nget  mund  të  jesh  i  vëzhguar  me  kuriozitet  nga  bujqër  dhe  fëmije  që po  bëjnë punët  e  përditshme.

12) Hani  byrek (mëngjes, drekë, darkë)

Ky  ushqim  i shkëlqyer është  i pranishëm  në  pothuaj  gjithë Ballkanin dhe  pothuaj  për  ne  u  bë  ushqimi  bazë  për  tre  muajt që qëndruam  atje. Është i përbërë  prej brumi, spinaqi, djathi apo mishi. I thjeshtë, me  shije  dhe  ekonomik, 70  cent  një. Gjendet  në  të gjitha  furrat  e Shqipërisë.

13) Noto në ujërat kristal

Kishim dëgjuar  që  plazhet  e Shqiperisë  ishin  të  bukura,  por  nuk  e dinim  se çfarë na  priste.  Por,  tani, uau…  Nuk  besoj  se  kemi  parë ujëra kaq të  pastra. Kemi qenë edhe  në  ishujt  Fixhi,  në Kubë  dhe në ishujt  grekë. Nuk  mund  të  shikosh  këto  ujëra pa  u  kredhur direkt. Këtë  gjë  e bënim  çdo  ditë.

14) Shijoni të  paktën 10 tipe trileçesh

Në  realitet  jemi prezantuar  me  këtë ëmbëlsirë  në  Malin  e  Zi, por  jemi  të  bindur  se  është  një specialitet  shqiptar. Një tip  torte  si  sfungjer  e përbërë nga  qumësht  dhe pana  dhe  mbi të   një  shtresë  karameli. Çdo restorant, furrë, nënë  shqiptare  ka  recetën  e  saj me  një  miks  qumështi  dhe karamele,  kështu  që  duhen  provuar  disa  tipe.

15) Hani  peshk  të  freskët  me  cmime  vërtet   të  leverdisshme

Shqipëria  ka  peshk dhe   është  i  lirë. Hëngrëm në disa  restorante  të ndryshëm  gjatë  vijës  bregdetare dhe  kudo ishte  i  lirë  dhe  i  shijshëm. Një  pjatë  mesatare  ishte  pak  a shumë  5-10  euro  bashkë  me  një pije dhe  pjatë  shoqëruese.

16) Vizito shkollën e parë shqipe në qytetin e Korçës

Korça ishte  një  kalim  i  detyrueshëm  për të shkuar  në  Maqedoni,  por më  në fund  u dashuruam  me të. Ka disa  vende  tërheqëse  që mund të  vizitohen  brenda  dy ditësh dhe ka  shumë  vende  të  mira  ku  hahet  ushqim i  shijshëm. Një  nga  vendet  më  tërheqëse  është  shkolla  e  parë shqipe  që  tani  është  Muze Kombëtar. Ishte  hapur  për  herë  të  parë në 1878 dhe  kishte  si  qëllim  mësimin  e  gjuhës  tek  fëmijët.

17) Shiko pamjen e Korçës nga obelisku panoramik

Në fund të  rrugës  pedonale  gjendet  një kullë ku  mund  të  hipësh  me  ashensor dhe  të  shijosh  pamjen dhe ne  menduam  pse  jo? Panoramat  janë  vërtetë  të  bukura.  Përsa  mund  të  themi  është  vetëm  një atraksion  turistik  dhe  nuk  ka  kuptim  tjetër.

18) Gjej dhe shiko bunkerët

Një udhëtim  në  Shqipëri nuk  mund të quhet i plotësuar  pa  mësuar  diçka  mbi  të  kaluarën. BUNK’ART është  një mënyrë  e shkëlqyer për t’u  prezantuar  me bunkerët  e  Shqipërisë. Ata janë  gjithandej. Enver Hoxha  ndërtoi 170 000  bunkerë  në  rast  sulmi. Kështu  që  kudo  që  shkon,  bëj  kujdes. Disa  janë kthyer  në  kafe  dhe  strehim, disa  janë  dekoruar,  disa në  kasolle  për bagëtitë.

19) Merr tragetin për në liqenin e Komanit

Ky  udhëtim  i  bukur  është  obligim nëse  ndodhesh  në  zonën  e  Shkodrës. E bëmë  si  udhëtim  pasi u  kthyem  nga Thethi  në Valbonë. Panoramat  që  pamë  ishin  vërtet  mahnitëse.

20) Vizito Syrin e Kaltër

Këto janë  burime  natyrore nga  ku  del uji  më  i pastër  dhe më  i  ftohtë  që  kemi  parë  ndonjëherë. Më i  famshmi  ndodhet  midis  Sarandës  dhe  Gjirokastrës.  Është  edhe  një  tjetër  rreth  2,5 orë më këmbë ose 30  minuta me makinë nga  Thethi. Preferuam  këtë  të  dytin.

Siç  mund  të shihet  Shqipëria është  e mbushur  me  gjëra  të  bukura  për  të bërë dhe  pjesa më  e madhe  e tyre janë  shumë  ekonomike . Shtatori  ishte  muaji  perfekt  për  të  vizituar  Shqipërinë  dhe  klima  ishte  akoma  e  pabesueshme  (27-32°C)  dhe  ka pak  turistë  të  mbetur  nëpër  plazhe.

Atëhere, çfarë  po  pret ? Planifiko udhëtimin tënd  në  Ballkan!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat