Turizmi me ndikim në ndotjen globale

Turizëm

Turizmi me ndikim në ndotjen globale

Më: 8 maj 2018 Në ora: 06:36
Ilustrim

Një studim i publikuar sot bën me dije se rritja tepër e shpejtë e sektorit të turizmit është përgjegjëse për 8% të emetimeve globale të gazrave me efekt serrë, 4 herë më e lartë seç besohej.

Disa gazra, përfshirë dioksidin e karbonit dhe metanin e bllokojnë nxehtësinë në atmosferë duke prodhuar efekt serrë, e për rrjedhojë duke e bërë më të ngrohtë planetin.

Mes viteve 2009 dhe 2013, ndikimi në shkallë botërore i sektorit është rritur nga 3,8 në 4,5 gigaton i barazvlefshëm CO2 (GtCO2e), ose +15%, ose katër herë më i lartë sesa vlerësimet e mëparshme të përllogaritura nga hulumtuesit, referuar studimit të publikuar në ”Nature Climate Change”. Duhet thënë se këto pesë vitet e fundit, shpenzimet në fushën e turizmit në botë u rritën nga 2.500 miliardë dollarë në 4.700 miliardë. Një kërkesë e tillë nuk mund të kompensohet me përpjekjet e ndërmarrë për të gjelbëruar këtë sektor, shprehen autorët të cilët bazojnë pritshmëritë e tyre mbi një rritje vjetore të sektorit prej 4%, deri në vitet 2025 së paku.

”Turizmi, duke marrë në konsideratë rritjen dhe intensitetin e dioksidit të karbonit do të përfaqësojë një pjesë në rritje të emetimeve globale të gazrave me efekt serrë”, paralajmëruan ata, duke bërë thirrje për një monitorim të vazhdueshëm të situatës. Sasia e gazrave me efekt serre të lëshuar nga një aktivitet specifik, përkufizohet si “gjurma e karbonit”. Gjurma në rritje e karbonit nga turizmi global mes 2009-s dhe 2013-s, përfaqëson 3 përqind të rritjes vjetore të emetimeve, sipas shkencëtarëve të Sidneit. Studimi i publikuar në revistën “Nature Climate Change” merr në konsiderate jo vetëm ndotjen e shkaktuar nga udhëtimet ajrore, por edhe emetimet e prodhuara nga ushqimet dhe pijet, infrastruktura dhe shërbimet në destinacinet e udhëtimit. Shkencëtarët u bazuan tek të dhënat e siguruara nga 160 vende të mbarë botës, të cilat sugjeruan se 14 përqind e rritjes totale të emetimeve i faturoheshin turizmit global në vende me të ardhura të larta nga viti 2009 deri në 2013-tën. Por rritja e emetimetive është më e dukshme në rajone me të ardhura mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat