Lulet e rralla të turizmit përmetar

Turizëm

Lulet e rralla të turizmit përmetar

Nga: Andi Bica, Beti Kumi Më: 17 maj 2018 Në ora: 23:50
Pamje nga Permeti

Te guri i Premtit , në hyrje të qytetit juglindor të Përmetit ,  të duket sikur sheh mitin e  Prometeut të zgjidhur nga tortura e shqiponjës së shenjtë në shërbim të njeriut.  Përmeti sivjet është akoma në ndërtime megjithëse krahëhapur ndaj udhëtarëve të secilit kostum , kontinenti apo kombësie na thotë Vasili teksa po krasit e ujit trëndafilat në qëndrën turistike të qytetit ose Hotel Alvero të cilin e drejton së toku me bashkudhëtaren e tij Arianën.

Nga njëra anë peisazhi i mbrojtur natyror i Bënjës me rrugën e asfaltuar të llixhave  me disa burime ku vërshojnë turistët , së bashku me fshatrat e kishat e Leusës dhe Kosinës janë pjesë e projektit 100 fshatrave turistikë. Pamja verilindore përmban peisazhin e mbrojtur të parkut të Bredhit të Hotovës, tregon për bashkësi njerëzish në pritje të investimeve , menjëherë mbas sinjalit pozitiv të restaurimit të shtëpisë muze të vëllezërve FrashëriNë llixhat e Bënjës takuam Sokol Meshinin, drejtues i IT në Bashkinë e Përmetit , një i ri vullnet mirë që ngjit me pasion së bashku me kolegët amerikanë të fondacioneve mbështetëse të turizmit edhe majat e vargmalit Trebeshinë Dhëmbel Nemërçkë. Te ura e Kadiut , brenda burimit që shëron dhimbjet e barkut e problemet e tretjes diskutuam gjatë mbi vlerat e kanioneve të Vjosës dhe mirmenaxhimin e ujërave termale sipas modeleve të vëndeve më të afërta si Greqia , Maqedonia e Kroacia.

Në dalje të Përmetit , në Këlcyrë , nuk harruam të kthehemi në baxhon e Klement Ndonit . Duke shijuar djathin e miksuar të deles me dhinë në formatin e kaçkavallit trokitëm gotat për patriotizmin e vonuar edhe në agroturizëm. Ndoni , një besimtar i mirë dhe kërkues në higjenë njihet mes prodhuesve përmetarë për bardhësinë e zemrës e portretit. 

Këto pamje të Përmetit sipas z. Vasil Nikolla , ekspert i turizmit dhe   agronom i natyralizuar si profesionist në rajonin francez të  Provansës ,  kanë një mision të fundit , hyrjen në UNESCO edhe të një qyteti të bashkjetesës kulturore si Berati në vlera natyrore e njerëzore.

Dialog me Helidon Nika  drejtues i Nika Resort në Rradhimë.

Vlora dhe Saranda , dy qëndrat më të rëndësishme të pushimeve të zgjedhura nga bashkombasit dhe turistët sipas Helidon Nikës , përfaqësues i operatorëve turistikë të Rradhimës përfaqësojnë të njëjtën paketë. Problematikat qëndrojnë në rrjetin  e shërbimeve në ujësjellës , energji elektrike 24 orë , si dhe asfaltimi i rrugës nacionale dhe rrugëve dytësore. Prezantimi i festimeve të fillimit të sezonit turistik në qarkun  e Vlorës , nuk e ka emocionuar përfaqësuesin e operatorëve  turistikë Nika , sepse punët janë akoma në proces realizimi. Nga ana tjetër e medaljes, bukuritë e natyrës së Jugperëndimit të Shqipërisë , vërshimi i vizitorëve ditorë italianë  si dhe udhëtarëve të kampingut me motorr e alpin house,  është një kostante e përvitshme. Thirrja për studentët e shkollave të Kuzhinës dhe Hoteleri Turizmit për të bërë praktikën në  Resortin të cilin ai dhe familja e tij, drejton prej më tepër se një dekade mbetet e papërfillur, sepse të rinjtë shqiptarë me ose pa eksperiencë si kudo rendin drejt fitimit të shpejtë i cili prej vitesh është përqendruar në kufirin me Greqinë , apo fshatrat turistikë të Drimadhës e Dhërmiut. Reflektimi i buzqeshur i Helidon Nikësmbi fenomenet 25 vjeçare nga Durrësi në Velipojë e Shëngjin , nga Rradhima në Lukovë e Ksamil tregon se krahas  "Mikpritjes " si vlerë ndërkombtare  kërkohet më shumë shpejtësi pune e vullnet nga shtetarët për rrugë ,ujë dhe drita krahas rritjes së vijueshme të taksave në një vit ku përparësinë e ka Industria më fitimprurëse e Turizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat