Turistët e huaj “pushtojnë” Korçën

Turizëm

Turistët e huaj “pushtojnë” Korçën

Më: 19 maj 2018 Në ora: 22:22
Turistët e huaj “pushtojnë” Korçën

Korça mbetet një destinacion i preferuar i turistëve vendas edhe të huaj.

Edhe këtë fundjavë, qyteti i serenatave është mbushur plot me vizitorë.

Korça mund të konsiderohet një nga shembujt më domethënës të qyteteve shqiptare që shfrytëzojnë turizmin vjetor, kryesisht atë malor dhe kulturor.

Me kapacitete të shtuara akomoduese dhe rritje të investimeve të brendshme, ky qytet po tenton që të tërheqë edhe më shumë vëmendjen e vizitorëve të huaj.

Rajoni i Korçës ka një turizëm të zhvilluar gjatë gjithë vitit i cili kulmon në sezonin e verës, gjatë Festës së Birrës, festa më e madhe verore në Shqipëri, me rreth 10 mijë pjesëmarrës nga brenda dhe jashtë vendit. Sipas të dhënave nga Zyra e Informacionit Turistik, vizitorët e huaj janë kryesisht gjermanë, holandezë, grekë etj.

Image

Me resurse natyrore, trashëgimi të pasur kulturore dhe historike, por edhe fshatra turistikë, turizmi në Dardhë përbën një burim për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Vizitorët vendas dhe të huaj që vizitojnë Korçën kanë mundësi të orientohen lehtësisht në muzeumet, institucionet publike, parqet dhe vendet e tjera të vizitueshme në qytet. Për të gjitha atraksionet turistike, të përfshira në turin e qytetit janë vendosur tabela informuese dhe orientuese.

Image

 

Për t’u vizituar në Korçë:

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar
Muzeu Kombëtar i Arsimit
Xhamia e Iliaz Bej Mirahorit
Parku “Themistokli Gërmenji”
Shtëpia Muze e piktorit Vangjush Mio
Qendra Rajonale e Informacionit Turistik
Teatri “Andon Z. Çajupi”
Bulevardi “Republika”
Birra Korça
Varrezat e Dëshmorëve
Lëndina e Lotëve
Parku “Rinia”
Pazari i Vjetër
Katedralja “Rigjallja e Krishtit”
Hija në mozaik e Katedrales së Shën Gjergjit
Zona Këmbësore
Qendra kulturore “Vangjush Mio”
Muzeu “Gjon Mili”
Biblioteka “Thimi Mitko”
Muzeu Oriental “Bratko”
Muzeu Arkeologjik
Lagjet e vjetra të Korçës
Varrezat e ushtarëve francezë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat