Kalaja dhe Tepelena si një qytet turistik

Turizëm

Kalaja dhe Tepelena si një qytet turistik

Nga: Gëzim Llojdia Më: 27 maj 2018 Në ora: 15:07
Kalaja

1.Tepelena  në rrëzë të malit. Buzë lumit ujëshumë, Vjosë. Në kohën socializmit thirrej një qytet provincial. Tepelenën e mbajë mend, një udhëkryq  me dy kahe. Kurvelesh dhe Gjirokastër. Rrugët e ngushta, fasada ndërtesash  me  arkitekturë të kohës së socializmit. Fizikë e lodhur e qytetit. Kalaja e Aliut , fshehur ferrash. Kutërbonte  nga era e rëndë. Rruga rrëzë kalasë. Autobusët cek gulçonin

-Hë do biem këtu apo atje në Vjosë. Banjot publike i quajtën komuniste  u vunë dermën. Rrëzat, cepat, hyrja, muret  e kalasë, shërbenin  deri vonë. Nuk di ç’ore e mbrapshtè luante me ne,qè na takon nè pikèn e ndarjes,na zhbiron dhe provon qèndrueshmèrinè.

 2.Fytyra e re, shfaqet dukshëm në tërë hiret e saj. E pastër, e bukur me disa e vepra arti .Një  pedonale  e re. Frymën kërkon ta mbajë nga turizmi. Monumente të lyer rishtazi. Buste dhe shtatore. Ali Pasha, Sali Nivica, Nimete Progonati, Selam Musaj, Abaz Shehu,Mustafa Matohiti, Asim Zeneli. Një dorë  e kujdesshme i ka pastruar. Rrugë  me asfalt pa gropa .Pallate të kohës së socializmit. Një arkitekturë e njohur,por të mirëmbajtur .Lokale, që gumëzhijnë. Dritë. Si amvisat e dikurshme e kanë bërë qytetin e vogël. Në hyrje të qytetit  Ali Pasha, me përmasat e broncit 3.25.1.25 m vështrimin e ka nga vendlindja e tij, Becisht.Realizuar nga Mumtas Dhrami në  2001.

4.”Kryeqendra e erërave të dikurshme dhe të sotme jugore.

Të vizitosh këtë qytet të bukur,duhet të mendosh për parkimin. Te kthesa ,aty udha merr drejt Gjirokastër. Askush nuk të shpjegon. Tabela thotë qendër. Vjen rrotull pedonales me gurë të bardhë. Fjalia asgjëkund,është e kuptueshme për ven qëndrimin.Ca djem levend  si janë përgjithësisht  vijnë rrotull. I ngjitemi tatëpjetave të qyteti është i kapur  në kodër. Lagjet janë të sistemuara .Rrugët të mbipopulluara nga automobilat. Zbresim te kalaja. Parkim me pagesë. Ish-minatori një shitës disqesh na bënë nder, heq dy gurët. Përkarshi albtelekomit. Sa kushton ora, asgjë. Po ku  gjenden parkimet e këtij qyteti të vogël në kodër? Gjithandej dhe asgjëkund.

5.Banesat brenda kalase

Kalaja e Ali Pashës është monumenti më i bukur në këtë qytet jugor.Ai e identifikon  me Ali Pashën e shtrirë në hyrje të qytetit. Piké horizonti kjo largési e afruar.

Pjesa më piktoreske e qytetit në kodër. C’praj vitit 1819,  thonë studiuesit e  kështjellave ishte murosur  një  pllakë mbi hyrjen lindore,që daton këtë vit. Muret e  kalasë vërtetë ndjekin formën natyrore të terrenit .Ato i dallon në hyrje dhe në dalje.Meqënse nuk ka formë të rregullt gjeometrike muret e kalasë i sheh ,prek me gishta fortësinë e tyre,tre tri kullave  poligonale, që janë vendosur në kthesat kryesore të mureve .Dy prej tyre s’duken deri në vështrimin tënd,të fundit   te busti Selamit. Po shquhet një hyrje. Kalaja ka tri porta, njëra prej të cilave (lindorja) mban mbishkrimin«Porta e Veziri .Një hyrje e madhe me dy kthesa,është hyrja jugore .Brenda kësaj hyrje ka vec ndërtesa .Ngrehina banimi me rrush,gjelbërim dhe porta hekuri. Kjo lemeri shqiptare  nuk kishte si fillim vitin 1990.Të dhënat flasin se në fillim të viteve ’90 brenda në kala jetonin  dhe kishte  75 ndërtime me leje.Pas 1990,katrahura erdhi duke shtuar sipërfaqe ndërtimi  në një vend monument kulture ,u prishën rrënoja për të ndërtuar me gurët e tyre banesa. Rrënimi që nisi me furi pas 90 është ndalur me ligj. Mirëpo Brenda sarajeve të pashit qëndrojnë pa leje mjaftë ndërtime.

Çfarë duhet të kishte brenda kalasë?

Gjerak Karaiskaj në 500 vjet fortifikime shkruan.

Ndërtimet e brendshme, për ekonomizimin evendit, i mbështeten mureve rrethuese. Ato mbulohen me qemere cilin-drike, një thembër e të cilave është pjesë përbërëse e murit rrethues.Kalaja ka tri porta, njëra prej të cilave (lindorja) mban mbishkrimin«Porta e Vezirit» Interes për zgjidhjen e tyre arkitektonike,paraqesin edhe dy hyrjet e tjera, prej të cilave më e ruajtur është hyrja jugore (fig. 178). Ajo është ndërtuar pranë njërës nga kullat po-ligonale. Porta e jashtme nuk i ekspozohet drejtpërdrejt shikimit, pasiajo është ndërtuar në faqen anësore të një të thelluare drejtkëndëshet murit të kalasë. Përballë portës qëndron kulla poligonale, e cila,duke qenë me përmasa të mëdha, kontrollon jo vetëm sheshin e vogël drejtkëndësh, që krijohet para portës, por dhe krejt murin jugor. Por-ta e parë ose e jashtme, është e tipit portë-urë. E vendosur mbi një boshtrrotullimi horizontal në nivelin e pragut, ajo komandohej nga brenda në-përmjet një çikriku me zhinxhirë, që dilnin nga dy dritare të vogladhe fiksoheshin në pjesën e sipërme të portës. Flegra e portës-urë shërbente njëkohësisht edhe si plan i pjerrët për bazamentin e nivelit të jashtëm dhe të brendshëm, mosnivelim që në gjendjen aktuale, arrin në2 m. Mekanizmi i ngritjes dhe uljes së portës-urë ka qenë vendosur në pjesën e brendshme mbi një platformë dërrase, që vendosej mbi harkun e portës. Pasi kalon portën-urë, ndodhesh brenda një kthine katërkëndëshe, muri ballor i së cilës është pajisur me frëngji pushke. Frëngjitë komandoheshin nga një kthinë tjetër, që ishte për truprojën. Por,për të shkuar në oborrin e kalasë, duhet të ktheheshe nga e djathta, ku ishte një portë e dytë dykanatëshe, e cila sigurohej nga brenda me katarah. Kthina katërkëndëshe e hyrjes ka qenë mbuluar me një qemer cilindrik. 

A mund të zhvendosen popullsia brenda kalasë tas?Lufta që zuri Ali Pasha kur u prish me osmanlinjtë ka shekuj që ka përfunduar. Aktualisht ne jemi në NATO dhe këta “kryengritës” që e pushtuan me ligj dhe pa ligj mund të zhvendosen  diku. P.sh ta zëmë qeveria tu japi tokë diku pranë stadiumit ,për të ndërtuar. Vërtetë se përfundoi deri në fund pashai,por ajo tashmë ka një destinacion tjetër ,turizmin kulturor. Ajo mund të jetë një muze atraktiv i Ali Pashës dhe banorët ë të lusën për një kafe mund të jetojnë njëlloj si në zonën muzeale të Gjirokastrës me të ardhurat e turizmit. Aty është pjesa e jetës së pashait por edhe më interesante bëhet fjalë është për një poet me prirje seksuale të dyshimtë si Lord Bajroni. Udhëtari dhe poeti në vitin 1809  ishte mysafirë i në kala. Në kullën jugperëndimore  qysh nga koha e regjimit të shkuar u vendos një basoreliev në sheshin Lord Bajron me fjalët e poetit:O Shqipëri ku lindi Insksnderi/këngë e rinisë fanar i të urtëve. Shqipëri lejomë të kthej sytë e mi/Mbi ty o nënë e rreptë burrash....

6.Tepelena njihet për këngët e saj. Polifonia dhe kënga qytetare  apo edhe sazet e Tepelenës. Bukuria e këtyre këngëve  kanë hedhur rrënjë në kujtesë ,mbeten ndriçim eklipsi . Krahët imagjinaré té kujtesës hapen,kur dëgjon një  krijim ty té përfshijnë si jehoné té vetme,vorbullës pakthim. Bukuria e këtyre këngëve  vjen vezullimi i yjeve té shndritshëm,mbuluar ne tisin e bardhé té  reve. Goligu,Parua dhe Grupi i Bëncës apo grupe të tjerët të  polifonisë të këtyre fshatrave jugorë. Këngën qytetare pas viteve 90 e përfaqësuan dy grupe muzikor,djemtë e Vjosës dhe grupi Ali Pasha. Dje isha në udhët në udhët e këtij qyteti provincial , me  një peizazh të  turistike,i bukur, i pastër duhet të ruaj traditën e tij edhe në muzikë. Nëpër rrugët e Tepelenës ,nëpër lokale deri sipër dëgjohen këngë italiane,angleze. Te kalaja,apo në pedonale, nëpër lagje, këngët e zhurmshme  të huaja s’kanë lidhje me qytetin,me turizmin ,këngë  me zë të lartë, asgjë të përbashkët me këtë qytet ,që marrë formën e plotë të një qyteti vital turistik.Me muzikën italiane,angleze,spanjolle turistit i janë lodhur veshët  në vendin e tij. Çfarë muzike afroni ju tepelenasit,që e keni traditë të bukur muzikën qytetare,sazet e bukura tepelenase apo polifoninë e   fshatrave të malësisë së Kurveleshit.Tepelena është e tjetërsuar. Ajo ofron të gjitha tërheqjet e mëdha si, kalaja, kulinaria , sportet malore ne Kurvelesh  dhe atraksione turistike më gjerë si Gjirokastra. Qyteti gjithashtu mburret me kalanë atraksionin e vetëm turistik. Qyteti ka pamjen e vjetër të disa shekujve ,kalanë e Ali Pashës dhe ngrehinat e regjimit socialist. Duke kërkuar aventurë dhe pamje. Tepelena është një magji e vogël . Ka ruajtur trashëgiminë e qytetit është plot me dyqane, rrugë  që  jetojnë në performancë. Dashuruar në natyrë do të gëzojnë freskinë kur sheh Vjosën , si dhe shtigje të shumta në këmbë në Kurvelesh. Tepelena është qytet  çuditërisht i paprishur  i dy kohëve   duke pasur parasysh afërsinë e saj me Gjirokastrën  dhe më tej në brendësi përgjatë një rruge të bukur skenike,  si pedonalja e re .Ky  qytet  është në një pozicion spektakolar me muret e saj kapur në anët shkëmbore, kurorëzuar nga një kala të kohës së qeverimit të Ali Pashaës në jug. Përtej  dhe përkëtej qytetit të vogël, por historikisht interesante në veri edhe më tej në jug të tij   gjenden fshatra me histori dhe  malësia e Kurveleshit vendi më i madh përgjatë kësaj rruge malore të pyllëzuar ku mund të shihni edhe ujësjellësin e Aliut në Bënçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat