Keni menduar që veç qytetarët e Kosovës shkojnë në Durrës, por jeni gabuar rëndë

Turizëm

Keni menduar që veç qytetarët e Kosovës shkojnë në Durrës, por jeni gabuar rëndë

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 21:26
ilustrim

Pothuajse në të gjithë bregdetin e Durrësit, në hotelet, ato që e kanë krijuar një përvojë në pritjen e turistëve të huaj, këtë vit presin më shumë pushues të tillë.

Sllovakët dhe polakët, që kanë ardhur edhe më parë, tani janë bërë bashkë me hungarezët dhe çekët. Por, nëse shikon përgjatë bregdetit, gjen shumë turistë nga vendet nordike.

80 për qind e pushuesve në hotelet e plazhit të Durrësit janë të huaj. Sipas menaxherëve të hoteleve, pushuesit nga Kosova vijnë pas Muajit të Ramazanit, por ata gjithmonë e më shumë preferojnë të shkojnë më në jug.

Ndryshe nga një vit më parë, pushuesit në Durrës këtë vit kanë ardhur më herët. Që në mars një pjese e tyre nisën plazhin duke përfituar edhe çmime të leverdisshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat