Të rinj nga Çekia shënjojnë itinerarin turistik Nivicë-Finiq

Turizëm

Të rinj nga Çekia shënjojnë itinerarin turistik Nivicë-Finiq

Nga: atsh Më: 5 korrik 2018 Në ora: 16:34
Nivicë-Finiq

40 të rinj çekë nga disa universitete të ndryshme, po bashkëpunojnë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit në Malet e Kurveleshit duke shënjuar shtigje të reja.

Tashmë një shteg i ri mund të përshkohet nga Nivica drejt Finiqit, kryeqendra e Epirit antik si dhe Butrintit duke ringjallur kështu përsëri rrugët e karvanëve dhe shtigjet antike.

Kjo rrugë e shënjuar dhe e hedhur në koordinatat GIS, shumë shpejt do të jetë një atraksion i ri, ku të apasionuarit me ngjitjet apo rrugëtimet në male mund të ecin nga Butrinti drejt Finiqit, Qafa e Skerficës, Fushë-Bardhë, Zhulat-Kaparjel, Golem, Nivicë.

Nga kjo rrugë kaluan edhe ushtritë normane të udhëhequra nga Bohemundi, Princi i Antiokut, i cili sipas përshkrimeve të Anna Kommnenës (e bija e perandorit Aleks Kommneni), ishte një prej prijësve legjendarë të kryeqytetaseve që mbërritën në Kostandinopojë.

Ndoshta ky shteg mund të promovohet si Shtegu i Normanëve dhe shumë shpejt do të ketë tabelat orientuese si dhe tabelat historike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat