Kraja, paralagje (për Skje) Shkodrës

Turizëm

Kraja, paralagje (për Skje) Shkodrës

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 9 korrik 2018 Në ora: 18:44
Kraja

Kraja me një shtrirje të gjatë 25 kilometra, ka mbi 15 të, vendbanime njeri ma i bukur se tjetri…..përgjatë dy anëve të rrugës maxhistrale dhe kalon mes e përmes Krajës.
Kraja është krahinë historike e shqiptarve, krahinë kjo e legjendave , historisë së kombit shqiptar, patriotizmit ,trimërisë , mençurisë, bujarisë dhe mikëpritjes karateristike shqiptare , duke filluar nga "Shtegu i Vashës", e deri në zonën e Shestanit ku është edhe vedi i “Mesharit të Gjon Buzukut”.

Kjo krahinë shqiptare e aneksuar padrejtësisht nga padrejtësitë e mëdha që ju bënë historikisht, kombit shqiptar, pra coptimin e Shqipërisë, nga fqinjët, shquhet për lidhjen e saj të natyrshme të krahinës së Krajës me Shkodrën, ku sipas studiuesve këtë e dëshmon edhe vet emërtimi Kraja e Shkodrës, si dhe prania e shumë fiseve të mëdha në qytetin e Shkodrës që kanë këtë mbiemër.

Edhe, pricni i teatrit shqiptar Fadil Kraja,  shkrimtar dhe drematurg është nga Kraja......., ashtu si edhe i ndjeri Prof. Dr. Musa Kraja, yll i pedagogjisë shqiptare, apo Hamdi Kraja, dhe Isuf Kraja I cili është një nga personalitetet e larta fetare dhe shoqërore me prejardhje të pastër shqiptare, në këtë trevë e njohur si vatër albanologësh të shquar shqiptarë.

Kraja, emërtim që thuhet se është kuptimplotë, sikur emërtimi Liqeni i Shkodrës, Malësia e Shkodrës etj.
Simbas historisë edhe Krajl Nikolla e quajti Kraja e Shkodrës (Skadarska Krajina), por menjëherë pas aneksimit të saj ngaMalii Zi e pagëzoi Kraja e Malit të Zi (Crnogorska Krajina).

Kraja dhe Shkodra kanë lidhje aq të shumta dhe të fuqishme (gjeografike, demografike, ekonomike, historike, kulturore, farefisnore etj) saqë realisht përbëjnë një tërësi unike, të ndarë padrejtësisht. 

Sikurse, është edhe fshati Skje i Krajës( për skje do të thotë për së arfërmi) i cili nëse do të kishte edhe lidhje me rrugë automobilistike me Zogajt e Shkodrës, disa fshatra të Krajës, do të mund të konsideroheshin pjesë e paralagjeve të Shkodrës.

Marrëveshja e datës 3 korrik 2018 ne mes të  qeverisë së Malit të Zi dhe asaj të  Shqipërisë për hapjen e një pike të re kufitare në Krajë gjegjësisht pikën kufitare Zogaj – Skje, jo vetëm që është nxitje e madhe për zhvillim të trevave shqiptare të ndara dhe të  izoluara nga trungu i atdheut për më shumë se një shekulli, por ajo tani do të tregojë se jemi edhe përskaj të BASHKIMIT tonë kombëtar.

Nënshkrimi dhe dakordimi për hapjen e kësaj pike kufitare u bënë të mundur fal angazhimit të Krajanëve, dhe të shkodranëve, gjegjësisht kërkesave zyrtare të drejtuesve të trevës së Krajës dhe Prefekturës së Shkodrës, pa mohuar me këtë rast edhe përpjekjet e vazhdueshme të krajanëve në Amerikë, lobimin e tyre për këtë çështje të cilët po ashtu janë pjesë për jetësimin e kësaj nisme me në krye veprimtarët dhe udhëheqësit e Shoqatës Atdhetare Kraja me seli në New York, ku mendohet se jetojnë më shumë se 10 mijë krajanë.

Një Projekt i detajuar dhe i elaborur mirë nga kjo shoqatë, ju dorëzua ministrit të Jashtëm dhe Integrimit Euro-Atlantik Ditmir Bushati, në  një takim me rastin e 28 Nëntorit, në Washington DC,( më 30 nëntor 2017), takim ky që në emër të shoqatës Kraja u përfaqësua nga kryetari i atëhershëm i shoqatës, z. Hamid Alaj,  Dul Perashi ( kryetari aktual) Lulëzim Popi e të tjerë.

Veprimtari i njohur Esad Gjonbalaj, I cili është nga Vuthaj, por ishte present në takimin me minitsrin shqiptar Ditmir Bushati, ashtu si Ilir Fundo veprimtar, dhe Haxhi Dauti kryetar i KSHA, shkruajti mbas nënshkrimit të marrveshjes mes dy vendeve se është e domosdoshme të theksohet se : “Në  të mirë të vendlindjes, ne shqiptarët e Amerikës, mund të bëjmë që të gjithë sa kemi mundësi dhe sa posedojmë bagazh e potencial për të vepruar, por tentimi për nëpërkëmbjen e rolit të diasporës si në rastin konkret, është shumë dekurajuese për kontribuesit  e shumtë në mërgim  që ndajnë kohën dhe mirëqenien e tyre familjare për Atdheun dhe për vendlindjet tona, pa marrë parasyshë se nga vijnë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat